Konferenca për shtyp e dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikolaos Kotzias, këtë të mërkurë në Tiranë, krahas vonesës së patolerueshme nga orari zyrtar me thuajse 35 minuta, kaloi edhe përmes lapsuseve.
Ishte kryediplomati grek Koçias ai i cili në përfundim të fjalës së tij në konferencë iu drejtua ministrit Bushati duke i shprehur mirënjohjen dhe duke i greqizuar emrin. “Faleminderit Dhimitri!”, tha ai, fjalë e cila u shoqërua me të qeshura në sallë.
E menjëhershme ishte batuta e Bushatit, i cili iu afrua homologut të tij dhe i tha se të qeshurat në sallë u shkaktuan prej lapsusit të tij. “Po qeshin se m’u drejtuat Dhimitri, jo Ditmir”, tha Bushati.
Lapsusi u kalua me të qeshura nga dy homologët dhe kësaj situate të krijuar nga vetë ai, ministri i Jashtëm grek iu përshtat duke thënë se edhe atij i ngatërronin shpesh emrin duke e thërritur Nikola.





