Fushata e kandidatit të ASHE-së për kryetar të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, vazhdoi dje në Vuno, ku ai premtoi një erë të re për këtë fshat me tradita të hershme, duke thënë : “Brenda katër vitesh të tërë do të kenë mundësi të shohin një Vuno ndryshe, ku bukuritë magjike arkitekturore të tij do të marrin një vlerë tjetër.” “Me mua në krye të bashkisë së re e me birin tuaj Edi Rama në krye të qeverisë shqiptare, ne do të bëjmë të mundur që ju të keni pranë çdo shërbim në Bashki”, tha ai. Më tej, kandidati Goro tha: “Brenda këtij katër vjeçari do të bëjmë të mundur t’i jemi afër komunitetit tuaj. Vunoi nuk është harruar sepse kemi ndjekur problematiken tuaj dhe kemi zgjidhur problemet tuaja .Kujdesi për Vunoin është kujdesi ynë për fshatrat karakteristike dhe ne kemi gati projektin për të rehabilituar shtëpitë karakteristike të Vunoit”.
Heqja e numëruesve/ PDIU në sherr me KQZ-në, do short me LSI-në. Thirrja për Kolegjin: Vendimi duhet rrëzuar
Ndërsa Kolegji Zgjedhore prite të shprehet sot lidhur me vendimmarrjen e KQZ-së për heqjen e të drejtën e numëruesve të PDIU-së, kjo forcë politike kërkoi dje nga trupi gjykues që të rrëzojë institucionin më të lartë zgjedhor. Sipas PDIU-së, vendimi i KQZ është antiligjor ku përveçse ka shkelje flagrante të kodit ka dhe shkelje procedurale. “Vendimi absurd dhe i jashtëligjshëm i KQZ-së që i mohon PDIU-së të drejtën për të propozuar numërues duhet të hidhet poshtë nga Kolegji Zgjedhor, në seancën që do të mbahet nesër. Me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PDIU është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore dhe është pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane (ASHE)”. Ndërkaq, PDIU ka fituar pesë mandate në Kuvendin e Shqipërisë, duke plotësuar edhe kriterin e dytë ligjor, që thotë se partitë me më shumë se dy mandate kanë të drejtë të propozojnë numërues”.




