Humbja në Miss Universe nuk i ka penguar shumë asaj për të shkëlqyer në puntatat e emisionit, ku është e angazhuar. Bukuroshja Blerta Leka, që mori kurorën e më të bukurës shqiptare, prej kohësh është pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”.
Sot ajo ka preferuar të joshë para emisionit, duke dalë me një veshje ngjyrë kaltër, që nxjerr në pah linjat e saj. Bukuroshja shfaqet shumë tërheqëse në këtë imazh, ku flokët i ka të drejta dhe të krehura me një model të thjeshtë.

Blerta Leka besohet se për momentin është pa të dashur. Ajo së fundmi mori pjesë në Miss Universe në Los Anxhelos, ku nuk arriti të fitojë ndonjë pozitë të mirë. Ajo ndryshe konsiderohet zëvendësuesja e Marina Vjollcës, bukuroshes që dikur ishte fytyra e emisionit sportiv.






