FOTO/ I dashuri dhe menaxheri, dedikim special Era Istrefit për ditëlindje

Këngëtarja Era Istrefi ka festuar sot më 4 korrik ditëlindjen e saj të 23-të. Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj. Por duket se urimin më special, ajo e ka marrë nga i dashuri i saj, njëkohësisht menaxheri aktual, Faton Shoshi.

Image

Ky i fundit ka publikuar një fotografi të animuar të Erës në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Urime ditëlindjen, jam i bekuar që të kam pjesë të jetës”. Ndërkohë vetëm pak orë më vonë, Era ka publikuar një tjetër fotografi në InstaStory, përmes së cilës falënderon të gjithë për urimet për ditëlindje.

Image

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :