Fondi Monetar Ndërkombëtar tha sot se është duke e monitoruar nga afër situatën në Greqi dhe se është i gatshëm të ofrojë ndihmë nëse i kërkohet, pas referendumit që kundërshtoi kushtet e paketes së shpëtimit financiar nga kreditorët ndërkombëtarë, shkruan “Kathimerini”.
“FMN ka marrë në konsideratë referendumin e mbajtur dje në Greqi”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, në një deklaratë.
“Ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën dhe jemi gati të asistojmë Greqinë, nëse na kërkohët të veprojmë kështu”, deklaroi Lagarde, raporton Reuters.




