Eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë

isa boletiniMë 10 qershor eshtrat e Isa Boletinit do të prehen përkrah atyre të Ismail Qemalit, në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vlorës.

Me miratimin e familjes Boletini, por dhe të qeverisë së Kosovës është vendosur që ceremonia e rivarrimit të zhvillohet në qytetin e Flamurit pasi eshtrat e tij të kenë përshkuar të gjithë itinerarin që ai kreu për të qenë në Vlorë për shpalljen e pavarësisë.

Kryeministri Rama dhe zv/Kryeministri i Kosovës Thaçi pas takimit me pasardhësit e heroit dhanë lajmin në një deklaratë të përbashkët.

Bashkë me eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen dhe eshtrat e të gjithë luftëtarëve të tij.

Share it :