“Është shuar një familje!”/ Artan Hoxha: Policia vendosi regjistrues në banesë për të zbuluar ekzekutorin e Pëllumb Metës

Artan Hoxha ka folur për vrasjen e Pëllumb Metës, për të cilën dyshohen fëmijët e tij, të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se për ngjarjen po jepen shumë versione, siç ndodhi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe media ka ndikuar në përhapjen e këtyre versioneve pa asnjë kriter.

Hoxha tha se duhet një hetim i thelluar i ngjarjes, për të nxjerrë përgjegjësit.

“Të gjtiha variantet që janë dhënë, janë hipoteza. Është si ngjarja në Kosovë me atë Murselin, që në 48 orë u dhanë shumë budallallëqe. Duhet hetim që të shërbejë për shembull.

Pas zhdukjes së babait, Pëllumb Meta, fëmijët bëjnë kallëzim se është zhdukur. Policia gjen makinën në zonën e plazhit. Nga kamerat zbulon se një ditë pas raportimit si i zhdukur, nga banesa e viktimës lëvizin dy makina, makina e viktimës dhe një nga fëmijët. Nuk mundet vetëm një person, ta vrasë kryefamiljarin, të fshijë gjurmën, të hapë gropën, të çojnë makinën, etj. Policia dyshon se familjarët duhet të dijnë diçka dhe vendos regjistruesin. Vajza ka vijuar të shkojë në shkollë. Shkonte nga Durrësi, është studente e mirë, shkonte në shkollë dhe kthehej çdo ditë, ishte besimtare praktikante.

Me sa kemi dëgjuar, edhe nga bashkëshortja dhe fëmijët, kanë folur që kemi të bëjmë me dhunë sistematike nga kryefamiljari. Por familjarët e të vrarit, akuzojnë nënën e fëmijëve, thonë se ajo i ka nxitur të kryejnë këtë akt.

Policia zbuloi kufomën dhe në fillim vajza e mori përsipër vrasjen. U gjet kufoma në kasollen e bagëtive. Policia ngriti pytjen, a mund ta bëjë kjo vajzë? Policia më pas ka shoqëruar edhe fëmijët dhe nënë dhe u bindën më pas, që vrasjen mund ta ketë bërë djali, por vajza e merr përsipër për të minimizuar dënimin.

Kjo është vrasje që ka shuar një familje, kemi tre fëmijë që u është shkatërruar jeta. Dy vëllezër dhe motra e tyre, të akuzuar për vrasjen e babait. Kemi nëj familje të shkatërruar.

Mënyra si trajtohej në media, që dilnin të afërmit e viktimës dhe kërkonin hakmarrje… Vijmë te pjesa tjetër, hyrja në detaje shume të imta.  Kjo është ngjarje fare e thjesht, policia e zbuloi, tani hetimin e ka prokurori. Duhet një hetim i specializuar, të kthehet në precedent, në këtë hetim të shihen detajet”, tha Hoxha.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.