Erisa Xhixho për arsimin: Qeveria nuk i kursen paratë për inceneratorët, universitetet në gjendje të mjerueshme

Lidhur me protestat e pedagogëve dhe kërkesat e tyre ndaj qeversië, nuk ka munguar as reagimi i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho. Në një postim në mediat sociale Xhixho mbështet plotësisht kërkesat e pedagogëve dhe inkurajon ata të ngrenë zërin për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend. Sipas saj, vetëm duke garantuar paga dinjitoze për pedagogët dhe kushte për arsimim cilësor mund të ndalim ikjen e intelektualëve dhe të rinjve nga vendi.

POSTIMI I PLOTË :

Urgjente mbajtja e seancës pyetje – përgjigje që kam kërkuar për herë të dytë me ministren e Arsimit për kërkesat e drejta të pedagogëve dhe studentëve!

Në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të pedagogëve, të cilët ngrenë zërin për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend.

Ndërsa qeveria nuk i kursen paratë për inceneratorët, universitetet e vendit përballen me vështirësi të skajshme.

Financimi në nivel shumë të ulët i arsimit të lartë nga ana e Qeverisë më poshtë se 0.7% e PBB.

Financim tepër i ulët i kërkimit shkencor 0.03 % PBB.

Pagat 50% më të ulëta se Kosova;

Gjendje e mjerueshme e laboratorëve dhe bibliotekave në kampuset studentore.

Largimi i mbi 12 mijë studentëve jashtë vendit ka shkaktuar mbylljen e degëve të tëra dhe rrezikon edhe mbylljen e vetë universiteteve në rrethe.

Vetëm duke garantuar paga dinjitoze për pedagogët dhe kushte për arsimim cilësor mund të ndalim ikjen e intelektualëve dhe të rinjve nga vendi.

Është koha e llogaridhënies!

 

 

Share it :