Teksa tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë rriten, presidenti turk, Erdogan në një deklaratë të tijën martën tha se Turqia ka në plan të përdorë sistemin raketor S-400 sapo ta marrë nga Rusia.
Këto deklarata të presidentit turk vijnë pas disa muajsh tensione mes Turqisë dhe aleatëve të NATO-s, ku këta të fundit e shohin blerjen sistemit raketor që ndërtohet në Rusi si kërcënim ndaj vendeve të aleancës.
Ndër të tjera presidenti turk ka deklaruar:
Ne nuk kemi në plan të blejmë S-400 dhe ta lëmë aty.Ne do ta përdorim atë nëse do të lindë nevoja. Ky është një sistem mbrojtës.”
Sipas liderit turk ka ardhur koha kur Turqia nuk mund të varet nga SHBA-të më në këtë drejtim dhe se ka vite tashmë që vendi ka kërkuar të marrë një sistem mbrojtës, por Kongresi amerikan nuk e ka lejuar.
Ai vazhdoi më tej:
Jemi lodhur nga e gjithë kjo situatë!”




