Një 57-vjeçar në Gjirokastër është gjendur pa shenja jete në orët e pasdites. Policia njofton se Gëzim Saraçi është gjetur në rrethana ende të paqarta në mjetin e tij tip kamionçinë. Sipas burimeve nga policia mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me autorin kur është qëlluar me sende të forta nga ky i fundit. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit.




