Presidenti Nishani i mbyll dyert e konfliktit mazhorancës duke u tërhequr nga bllokimi i emërimit të ambasadorëve, edhe pse kjo vetëm për një emër. Kreu i shtetit dekretoi Bardhyl Canajn si ambasador në Izrael, emër i cili ishte propozuar nga qeveria si diplomat.
Canaj është një nga tre emrat e propozuar njëkohësisht nga qeveria për ambasador, së bashku me Visar Zhitin si i propozuari i qeverisë në Vatikan dhe Fatos Rekës në Maqedoni.
Për të tre këta emra, presidenti pati deklaruar se nuk do t’i dekretonte për shkak të mungesës se konsultimit me të, të ministrit të Jashtëm. Por duke synuar ndoshta zbutjen e konfliktit me mazhorancën, pas sulmeve të njëpasnjëshme të kësaj të fundit, Nishani dekretoi pak kohë më parë si ambasador në Shkup Fatos Rekën. Dekreti i tij u firmos vetëm dy ditë pas ngjarjeve në Kumanovë, çka i…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.




