Edi i Noc Rrokut dhe shembja e imazhit të Amerikës

Asnjë autokrat apo diktator, pavarësisht politikave të tij, nuk ka guxuar as të rivalizojë dhe as të sfidojë imazhin e saj. E kundërta mund të ketë ndodhur, kur Amerika ka shprehur kërcënimet e saj ndaj regjimeve që kanë shkelur parimet kryesore të rendit ndërkombëtar apo kanë cënuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por ja që paska edhe klloun politik, që mund të marrin përsipër rolin e sfiduesit të fuqisë më të madhe demokratike të botës. Por pse e mban Edi Rama këtë qëndrim në këtë kohë?

Dihet që Edi Rama është autokrati më i korruptuar jo vetëm në Ballkan por ndoshta edhe në të gjithë botën. Për të ruajtur pushtetin e tij ai ka ruajtur profilin e një puthadori që ka marrë përsipër të mbyllë të gjitha “pisllëqet” e botës së qytetëruar dhe të zgjidhë të gjitha projektet të cilat kanë kosto sociale-politike në vendet perëndimore. Ai ishte i pari që pranoi armët kimike, mori muxhahedinët në masë, solli afganët edhe pa u siguruar që do të pranoheshin në SHBA, i ofron Melonit sovranitetin e tokave shqiptare për të burgosur afrikanë, i lejon Erdoganit të shpallë xhihadin kundër Izraelit në tokën shqiptare, etj., etj. Ai është një plastelinë që përpunohet dhe ju shërben të gjithëve që ju duhet në pushtet. Arroganca ndaj SHBA-ve kohët e fundit dhe tregimi i Noc Rrokut, që në shqip ka një konotacion ekstremisht negativ, ka të bëjë më disa shpjegime.

Së pari, Edi Rama është i pari lider ndërkombëtar që ka arritur të korruptojë një zyrtar të lartë amerikan dhe e ka përdorur për të realizuar afera të paligjshme edhe kundër opozitës Shqiptare për ta shkatërruar atë. Ai ka pasur forcë të përdorë diplomatë të huaj në funksion të mbrojtjes së regjimit të tij, diplomatë të cilët për të vazhduar karrierën e tyre kanë shkatërruar dhe kompromentuar rolin e Amerikës në vendin më pro-amerikan në botë. Ditën kur ai duhej ndëshkuar për korrupsionin e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit erdhi në Tiranë për ti dhënë përkrahje dhe vlerësuar për “lidership”.

Ai ka pasur në këtë administratë Amerikane një “carte blanche’ të siguruar nga manjati A. Soros, që është kontributori më i madh i demokratëve në SHBA. Lidhja e tij oku;te  me Soros dhe projektet e tyre të ardhshme në Ballkan, duke filluar me Open Balkan dhe përfunduar me projekte financiare të frikshme për ta kthyer Ballkanin në një zonë të ndërthurjes të interesave të fuqive të mëdha, po prekin jo vetëm të ardhmen perëndimore të Shqipërisë por edhe zhbërjen e demokracisë Shqiptare. Fuqia e frikshme ekonomike e tij po tregon se ai blen lehtë influencë politike në vendet perëndimore, por  nga ana tjetër diskretiton perëndimin për mos ruajtjen e vlerave të shoqërive të tyre.

Së dyti, arroganca e tij bazohet në besimin e tij se ai mund të përdorë influencë në cdo administratë amerikane dhe mbrojtjen që ka sot nga Alex Soros mund ta zëvendësojë me blerjen e influencës politike duke dhënë toka Shqiptare (Portin e Durrësit, Sazanin, plazhe në Himarë, Gjadrin dhe Shëngjinin për Melonin). Blerja e kësaj influence është evidentuar edhe në raportin e Komitetit Raskin të Kongresit Amerikan “Shtëpia e Bardhë në shitje”, ku qeveria Rama listohet si “një nga 20 qeveritë më të korruptuara në botë që kërkon të blejë influencë në Shtëpinë e Bardhë.”

Kjo politikë e autokratit Rama jo vetëm demoralizon luftën e popullit Shqiptar dhe opozitës për demokraci, ndryshim të elitave qeverisëse dhe fuqizim të shtetit të së drejtës, por shuan frymëzimin që vjen nga Washingtoni dhe Brukseli. Veprimet e Ramës dhe të burokratëve perëndimorë të blerë dhe përdorur prej tij kanë ulur pëlqyeshmërinë e Washingtonit dhe Brukselit në një shkallë të konsiderueshme.

Së treti, Rama pasi ka përdorur SPAK-un për të goditur liderat e opozitës duke i arrestuar ata me cështje të dyshimta, të pabaza dhe në ndonjë rast dhe të paligjshme, kërkon ta mbajë SPAK-un të lidhur dhe në funksion të regjimit të tij. Ai vërtetë e ka bërë reformën në drejtësi në 2014 së bashku me Soros, por ka frikë që elementë të caktuar mund ta përdorin edhe kundër tij në qoftë se ai prek interesat e tyre. Prandaj ai kontrollon SPAK-un duke ju bërë presion për zgjatjen e mandateve të tyre, duke e bërë një instrument të pushtetit të tij të pakufizuar.

Duke ju treguar amerikanëve Noc Rrokun për sistemin e drejtësisë, Rama jep mesazhin që këtë reformë do ta mbajë derisa ai mendon se është realizuar qëllimi. Dhe këtë ide ai e ka dhënë edhe në Kongresin e PS kur tha se nuk lejoj një “republikë të prokurorëve”, edhe kur ngriti Komisionin Xhafaj, edhe kur kërcënoi që “mund të kthejë drejtësinë europiane”.

Arroganca e e Ramës tregon fuqizimin e një regjimi që është rritur nën hundën e perëndimit edhe me cmimin e shkatërrimit të demokracisë Shqiptare. Ai nuk ka frikë sot të tregojë hapur korrupsionin e tij  marramendës duke bërë shpenzime me miliona dollarë edhe në zemër të New Yorkut. Naivitetit të perëndimorëve sot mund t’ju përgjigjesh vetëm me një shprehje: Mbajeni me shëndet autokratin tuaj dhe “shijoni” Noc Rrokun e Edit. Sa për popullin Shqiptar ai do të luftojë për rikthimin e demokracisë, luftë të cilën ju nuk duhet ta humbni sa të mos jetë vonë.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news