Edi-Bela, partnerët i njohin si rojtarë të Portës së M@fias !
Nga Basir Collaku
Nuk është korrupsion !
Nuk është shpërdorim detyre !
Nuk është shkelje e barazisë në tendera dhe ankande publike !
Nuk është thjesht vjedhje !
Eshtë Grup i Strukturuar Kriminal, është Organizatë Kriminale, është Mafia.
Dhe shkurt e shpejt, Edi Rama e Belinda Balluku, njihen nga partnerët euro-amerikanë, si rojtarët kryesorë të Portës së Mafias, ku hyjnë e dalin aktivitetet kriminale, ku mbrohen, ku pastrohen e pasurohen, ku merren e jepen porosi, ku kriminalizohet vendi në një mënyrë të frikshme. Njerëz të rëndësishëm të vendimmarrjeve në Bruksel, Berlin, Uashington, emra me peshë të madhe të Agjencive të luftës ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, terrorizmit, janë shumë të shqetësuar, të alarmuar, të informuar, të bindur, se ky akt genocidi ligjor dhe i së drejtës, por edhe kriminalizimit të ekonomisë e buxhetit, ka ndodhur në dekadën e fundit në Shqipëri. Efekti dhe dëmi i madh është përtej kufijve të vendit. Emrat prodhues të kësaj harte ata i dinë. Përfshirë edhe detajet e ngjarjeve të rënda. Pazgjidhshmëria e lidhjeve pushtet- krim, është ortakëria me rezultat fitore të mandateve me ekipe të përbashkëta, me synim përjetësim pushteti.
Ata, të dy dhe vartësit..
Devijojnë fondet publike në adesë të grupeve kriminale, duke i bërë fitues tenderash. Paratë e vjedhura me korrupsion, në të njëtin thes me paratë e kokainës, u shërbejnë të njëtëve fitues. Atyre. Nisim vetëm një çështje. Dosja “Pepa”, dosje e javëve të fundit na bën me dije se:
Dosja. “Pepa”
Mes të tjerash
7.2 ton kokainë
69 milionë euro tendera publik
“Çopja” e gjyqit në Belgjikë
24 tonë kokainë trafik
Sa miliarda euro të investuara? Sa punë publike të fituara?!
Punë publike të menaxhuara nga e pandehura Balluku, si ministre së paku 12 miliardë euro. Deri më tani në hetim për vjedhje, shqyrtohen 11 procedura me 1.2 miliardë euro
Po qeveritë lokale kriminale deleguar nga Rama-Bela, me dijeni të plotë, në duar të bandave si “Çela” në Elbasan, “Troplini-Doçi-Agasi” në Durrës, “Bajrët” në Shkodër, “Hajrulla” në Vlorë, katër grupe trafiku droge në Fier, Ndoka-Rraja, ish-deputetë të Ramës e të tjerë në Lezhë e Krujë, Ervin Mata ndër krerët e kokainës në Tiranë, prangosur në Brazil, Aruba samiti kokainës, ku vjen dhe ora 400 mijë euroshe bakshish për mbiministrin, e të tjerë grupe në kryeqytet. Sa qindra milionë euro tendera e shërbime, kryqëzuar me investime strtaegjike, ku para të dala nga buxheti rrjedhin në arkat e këtyre bandave ?
Pafund
Sky, enchro-matrix
Drogë, vrasje, pastrim parash. Edi Rama e di. Pastaj i përdor. A ka qenë ai përdorues i aplikacioneve? Amerikanët dhe partnerët evropianë e dinë përgjigjen. Dinë edhe përmbajtjen. Ia kanë thënë edhe Strukturës së Posaçme, duke ofruar edhe dosjet hetimore gjysëm të gatshme?
Po
A kanë vepruar ata prej gjashtë vitesh dijenie?
Deri tani Jo
A ka ministra e deputetë e bashkiakë aty?
Po.
A ka prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, biznesmenë, diplomatë, gazetarë?
Po
A janë zyrtarisht në hetim dhe të pandehur këto emra?
Ende Jo
Arriti të marrë nën kontroll Edi Rama drejtësinë e re dhe të vjetër, vetingun e ri dhe të vjetër, policinë e re dhe të vjetër, ekonominë e re dhe të vjetër, medien e re dhe të vjetër, ndërkombëtarët e rinj dhe të vjetër, lobingun e ri dhe të vjetër, nëpërmjet këtij supër-pushteti mafioz?
Po
A kanë dijeni Rama dhe Bela për pengmarrjet e biznesmenëve, kanosjet e dëshmitarëve, trafikantë e vrasës të kthyer në biznesmenë?
SPAK thotë se Po, kanë dijeni!
A janë urdhërat e tyre?
Po hetohet
Ka mbi 20 deklarata në më pak se një vit nga Ambasada Amerikane në Tiranë ku kërkohet luftë narco-karteleve terroriste ndërkombëtare të drogës ku Shqipëria është kthyer në fuqi narkotike.
A po kontribuon opozita në këtë emergjencë kombëtare të kthehet në Autoritet Moral dhe njëherësh radikal në këtë përballje?
Deri tani pamjaftueshëm. Jo aq sa është e domosdoshme
Po ndodh saktësisht lufta?
Ende Jo
Sepse nis nga Edi Rama. Belinda Balluku, Taulant Balla,e të tjerët në radhë..
A po dëshmon SPAK, Gjykata dhe institoucionet e tjera të drejtësisë në çdo nivel, deri tek Kushtetuesja, pafuqi, kapje, ngadaltësi, shenja të forta amnistie, rrjedhje procedure, mospërmbushje të tagrit për të cilin janë krijuar?
Po
Kemi mos-sekuestro domethënëse të parave të korrupsionit e të Mafies?
Deri tani dyshimet dhe veprimet flasin për Jo
A janë rusë e kinezë përfitues në tendera e koncensione dhënë nga Edi Rama?
Po
A është kapitulluar Siguria Kombëtare?
Po
Gjendja është shumë më kriminale se sa duket, se sa thuhet. Nuk ka Falcone-Borselino e gjasat thonë se nuk do të ketë. Jo për sa kohë një KM krijues dhe garant i kësaj kënetë mafioze, sillet si padrino dhe askush nuk i shkon në zyrë, atij dhe familjarëve, nuk u merr telefonin, nuk u bën kontroll pasurie, as banese, as ofshorësh, as investimesh..Dhe në një kohë kur së paku mbi 20 dosje kanë emrin e tij kryefjalë.. Mafia vazhdon, Shqipëria zhduket. Deri tani aleatët kanë bërë më shumë se ne..



