E rëndë në Mullet/ Një 24 vjeçar me makinë shtyp tre adoleshentë që dolën nga shkolla, dy prej tyre rëndë

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në Mullet, në afërsi të një karburanti. Tre 17-vjeçarët u përplasën nga një i ri, një 24 vjeçar, i cili po udhëtonte me makinë.

 

Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :