E rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 23 vjeçar në Memaliaj-Krahës

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar sot në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç. Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç duke i shkaktuar vdekjen.

Memaliaj/ Informacion paraprak

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. C.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :