Sherr brenda radhëve të socialistëve në Bashkinë e Divjakës.
Loni Kokoneshi, i cili është vëllai i kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi një i zgjedhur lokal nga Partia Socialiste, ka dhunuar sekretarin e PS-së në këtë zonë.
Siç bëhet e ditur, sekretari i PS-së në Divjakë, Berti Mone.
Sekretari i PS është dhunuar pasi ka lëshuar akuza ndaj kryebashkiakut aktual dhe njëkohësisht edhe kandidat i PS-së për zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit.
Berti Mone ka denoncuar se “Fredi Kokoneshi është i kërkuar nga drejtësia italian për prostitucion”. Sipas tij, kryebashkiaku i Divjakës ka shpërdoruar fondet publike.
Pas ngjarjes, Loni Kokoneshi eshte arrestuar nga policia.




