Dritan Goxhaj: UÇK-ja nuk ishte një grup kriminal, por përgjigje e një populli që po shfarosej
Në ditën e 109-të të protestës, ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, mbajti një fjalim pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Goxhaj e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe tha se, sipas tij, procesi në Hagë përbën “teatër”. Në fjalën e tij, ai kritikoi gjithashtu kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke e akuzuar për rolin që, sipas Goxhajt, ka pasur në krijimin e Gjykatës Speciale.
Më poshtë është fjalimi i plotë i Dritan Goxhajt:
“Të dashur bashkëqytetar. Sot do lexoj një deklaratë të grupit të përgjithsëm kordinues. Sot një ditë e zezë për lirinë. Sot në Hagë u dhanë dënime të rënda për katër ish-pjesëtarë të UÇK. Ne nuk po flasim për drejtësi, por për padrejtësi. Po flasim për një gjykatë që nuk ka asgjë të përbashkët me gjykata e tjera.
Ato u bazuan në dëshmi të rreme. Ne jemi të qartë, kjo nuk është drejtësi po teatër. I akuzuari nuk kishte mbrojtjen e duhur. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi e organizuar.Kjo padrejtësi po vjen nga Europa, që në 1913 copëtoi Shqipërinë. Kosova iu dha Serbisë. Stabiliteti në Ballkan nuk përdoret më si pretekst. UÇK nuk ishte lëvizje terroriste, por përgjigje kundër shtetit gjenocidial serb. Djemtë e Kosovës, u ngritën, u bashkuan dhe luftuan. Liria nuk jepet, por fitohet. Ata sakrifikuan, ranë dëshmorë. Sot Haga po mundohet ta kthejë këtë fitore në krim. Kjo është fyerje. Historia nuk mbaron këtu. Gjithçka vijon me këtë kryeministër që i kërkojmë dorëheqjen. Neë 2015-tën, Edi Rama hypi në helikoper dhe shkoi në Kosovë për të ushtruar presion mbi deputetët në Kosovë që të krijonin këtë gjykatë. Ai iu tha deputetëve shqiptatë që kjo ishte kërkesa e aleatëve. Sot i njëjti person shkruan në rrjetet sociale, “marre”. Ai duhet të ketë turp për atë që thotë dhe bën, ai u thotë marre atyre deputetëve që i shtyu për të votuar. Turpi i vërtetë je ti. Rama nuk është spectator, por arkitekt. Ata mund të bëjnë sikur kanë fituar, por e vërteta është se Kosova është e lirë, pasi UÇK luftoi. Kosova është e lirë pasi luftuam. NATO luftoi, pasi lufta e UÇK është e drejtë. Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është normale, ai nuk mund të dalë të kërkojë drejtësinë e tyre, e shiti Kosovën në vitin 2015. Tani kërkon ta besojmë, por jo. Rama nuk është zgjidhja por pjesë e problemit”.




