Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimin e mjekut anestezis ditën e djeshme, i cili u kap duke marrë ryshfet në flagrancë.
Në statusin e tij Vasili dënon ryshfetit por shkruan se arrestimi i mjekut anestezis ishte një përpjekje qesharake e Drejtësisë dhe regjia e paraqitur si sukses të paparë është vërtet një banalitet vulgar vetëm për qëllime propagandistike të qeverisë.
Më tej Vasili shkruan se Drejtësia me regji dhe shteti policor janë në një ‘luftë madhështore me mjekët e keqpaguar dhe nën presionin e madh të punës së përditshme dhe ‘të dashuruar’ me inceneratoret e shtesat e kateve!
‘’Ky është palaçollëku i drejtësisë me regji dhe shtetit policor të dashuruar me hajdutët qindra milion eurosh dhe të “egërsuar” pa fund për kotecin, pllakat pa leje te ëc se apartamentit dhe lekurinat e mjekëve’’ mbyll statusin e tij deputeti Vasili.
Reagimi i plotë i deputetit Vasili:
Drejtësia me regji “lufte” me mjekët e kotecet, dhe “dashuri” me inceneratorët e shtesat e kateve!
Ryshfeti është i papranueshëm nga kushdo, por kjo përpjekja qesharake e Drejtësisë me regji për ta paraqitur si sukses të paparë është vërtet një banalitet vulgar vetëm për qëllime propagandistike të qeverisë.
Drejtësia me regji dhe shteti policor janë në një “luftë” madhështore me mjekët e keqpaguar dhe nën presionin e madh të punës së përditshme, me ata mjeke, që përballuan Covidin dhe që përballen me mijra të sëmurë e familjarë, që nuk i paguan as sa Kosova.
Operacione gjiganteske, të planifikuara, të menduara, të stërholluara, të koordinuara, me policë me maska dhe për çfarë: për arrestimin e mjekeve dhe të të moshuarës për kotecin e pulave.
Ndërsa për inceneratoret ku janë vjedhur qindra milionë euro Drejtësia me regji “harron, hutohet, ngatërrohet, nuk kujtohet, pengohet me këmbët e saj dhe në fund nuk i arreston dot hajdutët e qeverisë.
Drejtësia me regji dhe shteti policor vetëm habitet, çuditet dhe tromakset kur sheh qindra kate e kulla pa leje, por edhe këta nuk i arreston dot por bën gati VKM- ra që t’i amnistojnë.
Drejtësia me regji prap hutohet, harron, nuk kujtohet përballë AKSH-it, që ka përpirë mbi 200 milion euro dhe nuk mbron dot të dhënat individuale dhe shtetërore.
Drejtesia me regji i ” harron” tenderat me 99.9% të çmimit, tenderat sekrete, por “harron” edhe rrugët e florinjta me dhjetë fish të çmimit, por “harron” fare fare edhe koncesionet etj etj hajdutërira.
Ky është palaçollëku i drejtesisë me regji dhe shtetit policor të dashuruar me hajdutët qindra milion eurosh dhe të “egërsuar” pa fund për kotecin, pllakat pa leje të ëc se apartamentit dhe lekurinat e mjekëve.




