Drejtesia e ‘re’ shtazë me zbatuesit e ligjit dhe lepur me narkoqeverinë!

Drejtesia e ‘re’ shtazë me zbatuesit e ligjit dhe lepur me narkoqeverinë!

Nga Petrit Vasili/

Ky që shihni lart në foto është krimineli Bretvik që vrau 77 të rinj, ndërsa gjykohet në sallen e gjyqit në Norvegji, ndërsa poshtë është foto dje në Shqipëri ku gjykohet Ilir Meta në kafaz .

Drejtësia kafshërore alla komuniste ka pushtuar gjykatat, prokuroritë e çdo lloji dhe sistemin penitenciar ku as ligji dhe as dinjiteti njerëzor nuk kanë më asnjë vlerë, por udhëheq vetëm urdhëri i pushtetit dhe akraballëku i pazareve gjyqësore.

Dhënia korrekte e vendimeve të drejta të bazuar në logjikën e ligjit konsiderohet një nder, një favor, një përjashtim.

Ndërsa abuzimi arbitrar dhe shkelja e ligjit konsiderohet normalitet dhe rregull.

Dje Gjykata Speciale justifikoi mbajtjen e Ilir Metës në kafaz xhami me një idiotesi të padëgjuar me rastin e një terroristi në Francë.

Po si mundet të eci kjo kafshëri logjike kur po në Francë u gjykua Presidenti Sarkozy dhe e gjithë bota pa mënyrën dinjitoze të trajtimit të tij në sallen e gjyqit, të vetmit që nuk e panë ishin gjykatësit hajvanë në Tiranë.

Janë po këto Gjykata Speciale që sillen turpërisht si lepur me qeverinë.

Afera qindra miliona e AKSH nuk ka asnjë të arrestuar në burg.

SPAK nuk guxon të thërrasë Edi Rama për dhjetra dhunimet të ligjit dhe të postit zyrtar për afera shumë të rënda.

Fillimi i gjykimit në themel të Ilir Metës tregoi botërisht se zbatuesit dhe respektuesit e ligjit konsiderohen armiq për tu dënuar nga drejtësia e “re”.

Pa asnjë fakt, provë dhe dokument fillim e mbarim Ilir Meta izolohet në burg nga maskarenj të korruptuar, që vjedhin vrasin dhe grabisin.

Kjo drejtësi e turpshme mafioze është shkatërrimi i këtij vendi.

Kjo drejtësi e kapur dhe gjymtyrë e narkopushtetit po shkruan faqet më të zeza të drejtësisë shqiptare duke rënë edhe më poshtë nga ana proceduriale edhe se drejtësia kriminale e diktaturës.

Procesi monstruoz ndaj Ilir Metës është prova e gjallë e antiligjit si dhe mënyra e vetme për të kuptuar shkatërrimin që rilindja i bëri drejtësisë si dhe bëri të kuptohet se në ç’ditë halli është qytetari i thjeshtë dhe të drejtat e tij.

Ditë e zezë turpi dje për këtë vend.

Krahasimet bëjini vetë dhe do kuptoni se çfarë drejtësie kafshërore mbretëron në Shqipëri.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :