Dorëheqja e Lleshajt, Demaliaj: Largimi nuk zgjidh problemin, duhet efekt domino

Analisti Ilir Demaliaj në një lidhje live për Ora News e ka komentuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm si të pamjaftueshëm për të zgjidhur problemin.

Sipas Demaliajt, largimi i Lleshajt duhet të ketë një efekt domino, pasi problem qëndron në të gjithë qeverinë.

Kjo duhet të jetë një efekt domino, sepse largimi i Lleshajt nuk e zgjidh problemin. Problemi është te gjithë qeverisja. Ishte veprim nga presioni, sepse Lleshaj policisë i dha frymë ushtarake, nuk është policia ushtri lufte për të sulmuar armiqtë. Policia në të gjihë vendet shërben për mbrojtjen civile dhe jo për ti parë civilët si armiq. Gjendje lufte jemi ne? Ka dhe njerëz që janë në depresion, kanë probleme në shtëpi. T’i vrasim tani se thyen orarin? Kjo është çmenduri. Qeveria do të tregojë forcë”, ka thënë Demaliaj.

Share it :