Dieta mesdhetare riparon dëmet e diabetit, zemrës dhe reumatizmit

dietaNjë modifikim i vetë dietës mund të reduktojë rrezikun e ftohjes dhe sëmundjeve dhe t’ju mbrojë nga sëmundjet e ndryshme

 

Ndryshimi i dietës, pra regjimit ushqimor, të paktën sipas një studimi, mund të bëjë që të funksionojë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë, duke reduktuar kështu ftohjen e trupit, e cila shkakton gjithashtu edhe shumë sëmundje të tjera, madje shumë të rënda, sikurse ajo kardiovaskulare, Alzhaimer, diabet, artrit dhe kancer.

Sëmundjet

Në rast se kërkohet një rezultat i shpejtë, në reduktimin e dëmeve që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare, si dhe sëmundjen e Alzhaimerit, reumatizmit, dhe diabetit tip 2 si dhe disa lloje të kancereve që kanë nevojë për reduktimin e kush e di kujt, por përmes disa lloje artificash, mjafton të ndryshosh regjimin ushqimor, pasojat janë të menjëhershme, pasi redukton inflamacionin e trupit. Kjo mundësi vjen pas një studimi të kryer dhe koordinuar nga doktoreshë Lynnette Ferguson, docente e degës së Ushqyerjes pranë universitetit të Aucklandit, në të cilën konfirmohet se mjaftojnë gjashtë javë për reduktimin në mënyrë sinjifikative të dëmeve të këtyre sëmundjeve.

Kërkuesit

“inflamacioni, – shpjegon Ferguson, – mund të jetë katalizator për sëmundje të tjera kronike, mes të cilave edhe sëmundje si Alzhaimer, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe disa lloje kanceresh, të cilat kanë lidhje direkt me disa lloje sëmundjesh autoimune, mes të cilave edhe sëmundje si reumatizma, artriti dhe diabeti i tipit 2. Pasi është konstatuar në shumë studime se inflamacioni mund të reduktohet përmes një diete e cila përmban në raport të lartë acide yndyrore të shëndosha, si dhe omega-3, me zinxhir të gjatë, fruta dhe perime, arra dhe cerealë, ku mbi të gjitha të jenë me sheqerna dhe yndyrna të shëndetshme”. Një dietë më e shëndetshme, mund ti sigurojë më shumë mbrojtje dhe shëndet njerëzve. Nutricionistët këshillojnë që dieta të jetë e pasur me ushqime të bollshme, ku ndër të tjera të ketë mundësinë e përdorimit të lugës dhe pirunit. Këtë gjë shumë mirë mund ta bëjë dieta mesdhetare, e cila falë përbërëseve që përdoren jep mbrojtje kundër sëmundjeve kronike. Studiuesja Ferguson dhe kolegë të tjerë të saj kanë kryer kështu një investigim përmes të cilit kanë marrë në studim popullsinë e Zelandës, duke rekrutuar një grup prej 30 personash të shëndetshëm, pa inflamacion, për të parë se në rast se ndryshohet regjimi ushqimor në 6 javë nëse do të kishte mundësi ndryshimi në shëndetin e tyre për të zhvilluar kështu inflamacion.

 

 

 

Studimi

Për të kontrolluar ndryshimet e mundshme, kërkuesit kanë mbikëqyrur sjelljen dhe praninë e biomarcatorit, përfshi këtu edhe proteinën C-, e cila është një shënjues standard për inflamacionin dhe që mund të matet përmes analizave të gjakut. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të karakterizuar nga një dietë e varfër me ushqyes dhe substanca të domosdoshme, në disa raste mbizotëronte, ose ishte ekskluzivisht e pasur me drithëra të rafinuara, apo ushqime të këtij lloji. Për gjatë 6 javëve të provave, vullnetarët janë ftuar që të ndjekin një dietë mesdhetare e cila të përmbajë një sasi të madhe të perimeve jeshile, frutave, si dhe të jetë e pasur me omega 3, ndërkohë të mos i mungojnë edhe drithërat por jo ata të rafinuar, në të njëjtën kohë të ketë edhe vaj ulliri dhe avokado. Në këtë mënyrë mund të merren të gjithë përbërësit e mundshëm qofshin kripërat, mineralet, dhe sheqernat e shëndetshëm. Ndarja e pjesëmarrësve në studim u bë në dy grupe, kështu të atyre që ishin më të vendosur për të ndjekur regjimin ushqimor dhe të tjerëve më “fanatik”. Këtyre të fundit u duhej gjithashtu të mbanin shënimet e tyre përmes një regjistër përmes të cilit të përgjigjeshin një sërë pyetjeve në lidhje me stilin e jetës dhe mënyrën se si ata ushqeheshin. Në të njëjtën kohë duhet të ishin pjesë e një uorkshopi të udhëhequr nga ekspertë dietologë. Studiuesit pranojnë se deri më tani kërkimi ka dhënë mjaft rezultat ndërkohë që pritet të bëhet edhe me pjesëmarrës të tjerë të cilët të jenë më sëmundje kronike të cilat të pritet edhe përfundimi, se si ushqimi dhe regjimi ushqimor mund të ndryshojë “fatin” e sëmundjes, pasi deri më tani përfundimit janë premtuese.

Dieta

Aktualisht studiuesit pranojnë se analizat e gjakut të kryer mbi këta persona, të cilët ndoqën këshillat e ekspertëve të ushqimit rezulton se ka pasur një reduktim të biomarcatorëve dhe të inflamacionit tek pjesëmarrësit. Gjithsesi personat që bënin pjesë në grupin e fanatikëve dhe ndjekësve më të rregullt, geni kishte ndryshuar në 6 javë. Sipas studiuesve ky është një ndryshim rrënjësor, pasi tek të rinjtë e shëndetshëm, të cilët deri më tani nuk kishin asnjë sëmundje mund të ishte shumë shpresëdhënëse fakti se nëse ushqeheshin me këtë lloj diete nuk do të kishin rrezik për të zhvilluar më vonë sëmundje kronike. Dhe se përfundimisht dieta mesdhetare është jë arsye më shumë për të ndjekur për shkak se jo vetëm ndihmon shëndetin, por edhe shmang sëmundjet kronike.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :