Shqipëria ka mundësi reale të jetë pjesë e finaleve të Euro 2016 në Francë. Kjo ishte deklarata e trainerit të kombëtares franceze, Didier Deschamps, në konferencën për shtyp të dhënë 24 orë para se të zhvillohet ndeshja e futbollit Shqipëri-Francë.
“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të kualifikohet dhe është mirë me pikë. Është një skuadër kompetitive dhe këtë e kam vënë re në ndeshjen që zhvilloi me Italinë dhe Portugalinë. Unë e shoh kualifikimin si të mundshëm”, tha Deshamp.
Shqipëri-Francë luhet të shtunën në orën 18:00, në “Elbasan Arena”.




