Diagnoza: psikozë afektive’/ Blushi nxjerr kartelën e Ramës: Ja politikani me probleme mendore…

Diagnoza: psikozë afektive’/ Blushi nxjerr kartelën e Ramës: Ja politikani me probleme mendore…

I ftuar në një studion e KAFE SHQETO, për të komentuar gjendjen shëndetësore të Ilir Metës pas paraqitjes së tij të djeshme në gjyq, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ngritur një akuzë ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky i fundit ka një kartelë mjekësore për probleme të shëndetit mendor.

Blushi prezantoi një dokument që e cilësoi si kartelën mjekësore të Ramës, ku diagnoza ishte “psikozë afektive”. Sipas tij, kjo diagnozë përkthehet në “depresion të shkallës më të rëndë”.

Nëse ka një politikan me kartelë të çertifikuar nga autoritetet mjekësore shqiptare, ai është Edi Rama,” deklaroi Blushi, duke shtuar se opinioni publik duhet të kuptojë “se në çfarë gjendje mendore kemi sot kryeministrin e vendit”. Duke iu përgjigjur interesit për shëndetin e Ilir Metës, Blushi pohoi se ish-presidenti është në “gjendje perfekte” dhe “në top formë shëndetësore”.

Ai shtoi se Meta madje kishte dalë “kampion absolut në ping-pong” në të njëjtën ditë, duke sfiduar këdo që të verifikonte gjendjen e tij pranë infermierëve të spitalit. Lidhur me shqetësimet e ngritura në opinionin publik për pamjen e Metës, Blushi i hodhi poshtë ato si të pabaza.

Ai justifikoi kostumin e gjerë me faktin se Meta ka humbur peshë dhe nuk ka pasur mundësi për rrobaqepës, ndërsa ngjyrën e zbehtë të lëkurës ia atribuoi ndriçimit të verdhë brenda ambientit ku ai mbahet. Blushi nuk kurseu as kritikat ndaj analistëve që komentuan për gjendjen e Metës, duke i quajtur “servilë” dhe “altoparlantë” të Ramës.

Ai kujtoi se të njëjtët persona dikur “mbanin radhë për t’i dhënë dorën” Metës kur ishte në pushtet dhe “prisnin jashtë restoranteve për të bërë foto” me të. Më tej, Blushi e cilësoi të gjithë debatin për shëndetin e Metës si një “retorikë banale” dhe një përpjekje të dëshpëruar të Ramës për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes gjyqësore kundër tij. Ai argumentoi se mbyllja e seancave për mediat dhe moslejimi i intervistave me Metën janë prova se pushteti i druhet përballjes së tij me publikun.

Biseda në studio:

Flavio Qarri: Rikthehemi në transmetim të drejtpërdrejtë zonja dhe zotërinj. Siç paralajmëroi edhe inserti, do të flasim për ish-presidentin e Republikës, ish-kryeministrin, ish-kreun e Kuvendit, ndërmjet shumë detyrave që ai ka mbajtur, Ilir Meta dje në kafazin e qelqtë, një imazh që e ka tronditur opinionin publik. Ndaj sot kemi bezdisur Tedi Blushin sigurisht për disa kuriozitete. I pari që kemi është gjendja e zotit Meta. Zoti Blushi, mirëmëngjes, mirë se erdhët. Si paraqitet ai?

Blushi: Ju falenderoj që ma bëni këtë pyetje. Dhe e prisja këtë pyetje dhe e ftoj regjisë të shfaqë si fillim këtë dokument që, ja kam dhënë regjisë tuaj. Në qoftë se sot po e filloj me këtë përgjigje, ka një politikan me kartelë. Ai është Edi Rama.

Flavio Qarri: Që s’e ka të mirë gjendjen mendore po thoni?

Blushi: Jo që s’e ka. Lexoni kartelën dhe do kuptoni se në çfarë gjendje mendore kemi sot kryeministrin e vendit. Besoj do të na dëgjojë, do të na ndihmojë regjia. Lexoni, lexoni, shifeni kartelën. Diagnoza: psikozë afektive. Çfarë është psikoza afektive? Hyni në internet e lexoni, depresion të shkallës më të rëndë. Pra, jo vetëm bipolaritet, por ka depresion të rëndë që shfaqet edhe në forma të halucinacioneve të ndryshme. Pra, mendon gjëra që s’ekzistojnë. Kjo është faqja e brendshme e kartelës, se nuk e kemi parë. Tani në qoftë se ka një politikan me kartelë, të çertifikuar nga autoritetet mjekësore shqiptare, ky është Edi Rama.

Flavio Qarri: Po i përgjigjeni analistëve mbrëmë që thanë, që thanë që gjendja mendore e Metës nuk është e mirë?

Blushi: E vetmja gjë që më vjen keq nga një farë analistësh që pashë mbrëmë dhe që janë kthyer në altoparlantë të Edi Ramës, është fakti që me disa prej tyre i mbaj mend që mbanin radhë për t’i dhënë dorën zotit Meta. Mezi prisnin ta takonin kur ishte president, apo para se ai të rrëmbehej, edhe superlative të cilat nuk i kisha dëgjuar as nga servilët më të pështirë të zotit Meta. Këta pikërisht, një farë sy, se s’dua të përmend emra. Po besoj janë të qartë. Këta që rrinin, mbanin radhë, rrinin dy, tre orë në paradhomë, në presidencë, për t’i dhënë dorën zotit Meta, pra flas si dëshmitarë për atë çfarë kam parë unë, ose gjatë momenteve të…

Flavio Qarri: Po, tani është momenti kam përshtypjen për të na thënë ndonjë emër.

Blushi: Gjatë, gjatë momenteve të pushimit ose të drekave normale, prisnin jashtë restoranteve për të bërë foto me zotin Meta. Domethënë një nivel më kanë tronditur për servilizmin, për një pështirosje. Dhe kjo tregon në fakt se çfarë karakteri kanë. Tani për t’i dhënë përgjigje pyetjes tuaj të drejtpërdrejtë. Zoti Meta është në gjendje perfekte, top formë shëndetësore. Shkoni pyesni infermierët te 313-a. Madje unë para se të vija në studion tuaj kam pasur një komunikim telefonik edhe sot kishte dalë kampion absolut në ping-pong. Domethënë gjendje në top formë. Sigurisht që ai stërvitet. Kam patur dje disa meraqe nga këta pështirosjet e banalistëve të ekraneve sa i përket masës së, i rrinte kostumi thoshin shumë i… është dobësuar se sigurisht s’ka patur kohë të shkojë te Altin Mici t’i qepë kostume, se nuk e lënë që të qepi masë që i rri, e përshtatshme, që i rri trupit të tij prej, prej atleti. Por gjendja e tij shëndetësore është në top formë.

Kush ka apo ata që… meraqet për ata që analizojnë… ata që, edhe për koloritin, dua t’ju kujtoj që kafazi ku ishte mbyllur, shikoni ndriçimin e kafazit, një ndriçim i verdhë, i cili sigurisht që do reflektohet. Edhe unë në qoftë se ju vendos sot para syve një ndriçim rozë, ju mund të dukeni mavi si Rilindja. Tani kjo nuk do të thotë që ju jeni mavi se projektori i cili ju drejtohet. Këto janë të gjitha argumente banale, të cilat janë një përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të ndërtuar një retorikë që i shmanget thelbit të çështjes, sepse në mungesë të argumentave për të provuar të kundërtën e atyre që thotë zoti Meta, përpiqet, apo jo, përpiqen një retorikë banale e propagandës dhe altoparlantëve të Edi Ramës për të spostuar vëmendjen, sikundër e mbanin mend ju çfarë thoshin gjatë presidencës, që zoti Meta ka filluar alkoolin.

Flavio Qarri: Po u vërtetuan qëndrimet e tij.

Blushi: U vërtetuan dhe të alkoolizuar dolën të gjithë ata, më falni se ata alkoolizuar, të gjithë ata që dyshonin për vërtetësinë e atyre deklaratave. Gjendja e tij është në top formë. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël sepse, po ju jap dhe një tjetër argument, në qoftë se do të ishte e kundërta, apo jo, pse seancat nuk transmetohen live dhe pse nuk lejohen intervistat me zotin Meta? Që secili gazetar që ka dyshimin më të vogël të shkojë ta intervistojë dhe të shikojë gjendjen e tij.

Flavio Qarri: Po. Tani unë më duhet të them…

Blushi: Gjendja e tij është e jashtëzakonshme, gjendja e tij shëndetësore është e jashtëzakonshme. Është një retorikë banale e Edi Ramës që i zënë mat me provat që kanë dalë në dritë, me që do të vijojmë ende të publikojmë prova të reja, e nxorrën në dritë të diellit këtë proces farsë, kriminal nga fillimi në fund dhe tani përpiqet të zhvendoset vëmendja. Askush mos ketë, dhe këtë e kam për dashamirësit e tij dhe për të gjithë ata që kanë dyshime, mos ketë asnjë dyshim për gjendjen e tij shëndetësore. Jo më kot gazetarët nuk lejohen ta intervistojnë, jo më kot seancat nuk transmetohen live, apo jo? Pra duhet seanca hermetike dhe në anën tjetër propaganda e flliqur e Edi Ramës, ndër të cilët e thashë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :