Dhunohet në Tiranë avokati i kreut të opozitës shqiptare

Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha është dhunuar sot.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :