Dhuna policore dhe Olsian e Arens Çelat e verbuar të prokurorisë
Nga Boldnews.al
Në dhjetë ditë protestë terrori e ka emrin: Policia e Shtetit, ndërsa apatia deri në kufijtë e justifikimit dhe nxitjes së dhunës është Prokuroria e Tiranës dhe ajo e përgjithshme. Dy institucionet hetimore heshtin prej dhjetë ditëve rresht, taksa dhuna policore jo vetëm nuk ka të ndaluar, por shtohet e shtohet, duke kaluar nga shkopinjtë e gomës në kryet e protestuesve në thyerjet e gjymtyrëve dhe shotganët në sytë e të rinjve.
Sa shumë duhet të ulërasin të revoltuarit nga dhimbja dhe poshtërimi që Prokurori i Përgjithshëm në largim dhe ai i Tiranës, (Olsian dhe Arens Çela), të bëjnë detyrën në minimumin e saj, nisjen e hetimeve. Faktet? Janë kudo, në çdo skutë të errët e shesh të ndriçuar.
Dita 1. Në ditën e parë të revoltës së të rinjve më 13 tetor, policia dhunoi rëndë disa protestues, mes të cilëve edhe Klevi Metaj, studentin e fakultetit juridik. Shtatë efektivë e dhunuan me shkopa gome dhe për ta “poshtëruar” e prangosën në derën kryesore të Ministrisë së Arsimit. Po atë natë pasi i thyen këmbët e tërhoqën zvarrë pa ndjenja 19-vjeçarin Ledion Balla. Dhuna vijoi me një tjetër rast shumë të rëndë po ballë Ministrisë së Arsimit ku Muhamet Skana u përplas dhushëm dhe godit me shkop gome dhe shkelma ndërsa ishte në tokë. Krisje të shtyllës kurrizore dhe vetëm një mrekulli e ndau nga paraliza e plotë nga dhuna policore.
Çdo ditë me raste të rënda, për të shënuar një tjetër ngjarje që do mbesë shenjë e zezë në protestën e djeshme. Plumbat e gomës qëlloheshin si të ishin para armikut nga “derrat e egër” të veshur me uniformë dhe të frymëzuar nga 2500 eurot e shtuara nga kryeminstri në kontot e tyre bankare.
Një plumb gome ra në syrin e të riut 28-vjeçar Erion Vishkulli. Djali i kudondodhur në evente sportive si pjesë e tifozave kuqezi. Ai rrezikon seriozisht të humbë syrin, por vërbëria e plotë ka prekur institicionin e akuzës në kryeqytet dhe prokurorin e përgjithshëm që po mbyll mandatin në mënyrën më të keqe të mundshme.
Të paktën 23 raste janë të filmuara që tregojnë dhunën plicore në tejkalim të theksuar të ligjit për policinë dhe protokollit të protestave. Edhe pse pa numra identifikimi prokuroria e ka të të lehtë identifikimim e tyre pasi urdhëron policinë vendore, në këtë rast të Tiranës që t’i vendosë në dispozicion planin e masave, shpërndarjen e trupave më terren dhe emrat e punonjësve të policisë të dyshuar për shkelje të ligjit.
Në tetë raste edhe vetë policia është “vetëpastruar” duke urdhëruar pezullimin e tetë efektivëve të kapur në flagrëncë në uahtrim dhune. Në të gjithë rastet prokuroria ka përpara Kodin Penal në tre nene; 86; 250 dhe 248.
Më to flitet për ushtrim dhune, torture, dëmtime fizike dhe psikologjike dhe sjpërdorim detyre. Masa e dënimit varion nga 3-7 vite kur ka pasoja si plagosje apo gjymtime. Në katër raste prokuroria nuk do të linte të kalonte as minuti për të nisur hetimet kryesisht, vetëm nga pamjet filmike pa pritur denoncimim nga të dhunuarit apo institucioneve të tjera.
Deri tani prokuroria është mjaftuar me dhënien e masave të sigurisë për 89nl protestues ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje. Ka parë me lupë çdo gurë revolte, por u verbërua para plumbave të kapuçvonëve të zinj që i paguajmë (dhe shpërblejmë 2500 euro) për të na ruajtur dhe jo dhunuar.




