Dhuna e policisë në protestë/ Vasili: Po e çon vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile
Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar në FB lidhur me dhunën e policisë të ushtruar ndaj qytetarëve protestues dhe deputetëve të opozitës.
Sipas tij, veprimet e policisë po e çojnë vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile.
Postimi
Policia e kriminalizuar po e çon vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile!
Pa as më të voglën arsye kriminelët e Policisë sulmojnë protestuesit, që po marshonin në bulevard qetësisht.
Policia organizoi një pritë që vetëm cubat e mafies mund ta bëjnë duke shkelur çdo ligj.
Policia po ndan vendin në dysh dhe po provokon vetëgjyqësinë.
Policia është kthyer përfundimisht në një trupë paramilitare naziskine.
Vendi, demokracia, liria e protestës është marrë peng nga naziskinët me dhe pa uniformë.
Policia po çon vendin në luftë civile e mbështetur nga kriminelët në qeveri dhe ata që telekomandojnë qeverinë.
Republika demokratike në rrezik shumë të madh!




