Dhjetë thëniet më frymëzuese që do të jetojnë përgjithmonë nga Muhammad Ali

Përveç faktit se ai konsiderohet si boksieri më i madh ndonjëherë i këtij planeti, Muhammad Ali – i cili sot ka ndërruar jetë – ka qenë një njeri shumë frymëzues, thëniet e të cilit jetojnë dhe do të jetojnë përgjithmonë.

 

Ja 10 nga thëniet e tij më frymëzuese: 

1. Kampionet nuk bëhen në palestër. Kampionet bëhen nga diçka që ata e kanë thellë brenda vetës: nga dëshira, ëndrra, vizioni. Kampionet duhet të kenë qëndrueshmërinë e minutës së fundit, duhet të jetë të shpejtë, duhet të kenë shkathtësinë dhe vullnetin. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se shkathtësia.

2. Unë jam Amerikë. Unë i takojë një pjese të cilën ju nuk do ta njihni. Ama, mësohuni me mua. I zi, me vetëbesim, kryelartë, është emri im, jo i juaji. Është feja ime, jo e juaja, janë synimet e mia, të mijat; mësohuni me mua.

3. Ai i cili nuk është mjaft i guximshëm për të rrezikuar, nuk do të arrijë asgjë në jetë.

4. Nëse ndonjëherë ëndërroni të me rrihni mua, më mirë zgjohuni dhe kërkoni falje.

5. Unë jam më i madhi, më i madhi që ka jetuar ndonjëherë. Nuk e kam asnjë shenjë në fytyre.

6. Jetoje çdo dite sikur të ishte e fundit, sepse një ditë do të kesh të drejtë.

7. Unë nuk jam më i madhi; unë jam dy herë ma i madhi. Unë jo vetëm që i sulmoj ata, unë edhe fitoj

8. Nëse mendja ime është e bindur, dhe zemra ime beson, atëherë mund t’ia dal

9. Është shumë e vështirë të përulesh, kur jeni aq i madh sa jam unë

10. Qëllimi im ka qenë ta bëj Amerikën e madhe, kështu që unë e mposhta rusin dhe e shkela polakun dhe për Amerikën e fitova medaljen e artë. Grekët më thanë që jam më i mirë së Cassius i vjetër.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :