Një shpërthim me tritol shkatërroi portën kryesore të banesës së 62-vjeçares Frida Sala.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Tom Kola” në Shkodër. Porta e oborrit të banesës ka marrë dëmtime të shumta.
Nga kamerat e sigurisë dallohet një person me motor i cili hedh lëndën plasëse dhe largohet. Familjarët nuk njihen si persona problematik.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:40 të mëngjesit. Grupit hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.




