Detaje të reja/ Ja kush është është personi që vrau vëllanë në Valias

Detaje të tjera zbulohen nga krimi në familje i ndodhur ditën e sotme në Valias të Tiranës. Autori është Afrim Kallari. Ky i fundit vrau sot me armë gjahu vëllanë e tij dhe plagosi lehtë nënën. Viktima është Ermir Kallari, një vit më i vogël se autori, që është 36 vjeç. Sipas burimeve, Afrim Kallari prej vitesh punon në njësinë zjarrfikëse në kryeqytet, përkatësisht në zonën e “Kombinatit”. Dyshohet se Kallari ka patur konflikte pronësie me vëllanë, të cilin e qëlloi me armë zjarri. Pas vrasjes, ai është vetëdorëzuar në Polici dhe ka pranuar krimin.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :