Asnjë rezultat konkret nuk prodhoi vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kocias në Shqipëri, duke i lënë të hapura çështjet problematike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndonëse në qendër të vizitës së kryediplomatit grek ishte vendosur marrëveshja e detit, palët janë ende larg një qëndrimi të përbashkët dhe duket se çështja do të marrë trajtim nga e drejta ndërkombëtare.
Kjo u konfirmua në konferencën e përbashkët për shtyp mes ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, dhe homologut të tij grek Nikos Koçias, ku ndoshta një hap i vogël përpara është vetëm ai i ngritjes së komisionit të ekspertëve nga të dyja vendet.
Por nëse ky komision nuk do arrijë në një zgjidhje të përbashkët, Bushati bëri të ditur se zgjidhja do të vijë…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.





