I ftuar në Çim Peka Live,eksperti Kristaq Kume, ka folur edhe për dështimin e Komisionit Hetimor të ngritur nga Rama për shkarkimin e Metës, I cili sipas tij ishte një nismë plotësisht politike për interesa të momentit të maxhorancës.
‘Për sa kërkesa për të shkarkuar Presidentin Meta, mbante objektiva politikë, komisioni hetimor i ngritur për këtë qëllim e kishte të përcaktuar fatin e tij që kur u nis.
Mjafton të kujtojmë këtu situatën para 30 qershori si u veprua nga Presidenti Meta dhe çfarë ndodhi me maxhorancën.
Ku Presidenti i Republikës u mbështet në ndryshimin e datës së zgjedhjeve, që u botua edhe në fletoren zyrtarë, dhe u ndodh para një kundërshtimi të skajshëm, të mbështetur vetëm nga interesi poltik i ditës, ku u kundërshtua dekreti i tij, zgjedhjet e bënë, administrata nuk e konfirmoi dekretin e tij në fletoren zyrtar, ku për mua është rezultati më dëshpërues i kësaj maxhorance, totalisht të pamerituar, ku e mori pushtetin vendor totalisht pa garë.
Ku gjithë ky proces u kërkua të justifikohej me kërkesën për të shkarkuar Presidentin. Ndaj edhe kjo skemë u çmontua dalngadalë. Duke përdorur edhe disa kapriata. Ku Kuvendi nuk kishte çarë të bënte ndryshe nga ato që tha Komisioni i Venecias. Ajo çka ka dekretuar Presidenti i Republikës, rezulton që tashmë është e vërtetë, duke i dhënë të drejtë Presidentit për 30 qershorin.’




