Plugo të vërtetën’/ Meta akuza Ramës: 479 milionë euro falje për CEZ-in po fshihen pas çështjes DIA

Plugo të vërtetën’/ Meta akuza Ramës: 479 milionë euro falje për CEZ-in po fshihen pas çështjes DIA

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë me akuza të forta ndaj Edi Rama, duke e cilësuar çështjen DIA si një “zhurmë” për të mbuluar atë që ai e quan falje prej 479 milionë eurosh ndaj kompanisë CEZ. Në një mesazh publik drejtuar Flavio Qarri, Meta kërkon hetim më të thelluar dhe transparencë për këtë çështje.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ngre pikëpyetje konkrete mbi rolin e institucioneve, duke përmendur kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe mungesën e veprimeve hetimore, ndërsa sfidon median dhe publikun të “plugohet” mbi zhvillimet reale të dosjes. Sipas Metës, shumë elementë të rëndësishëm janë lënë në hije.

Në të njëjtën kohë, Meta insiston se kompania DIA ka qenë një strukturë me pronësi dhe ndikim amerikan, duke iu referuar edhe deklarimeve të Tedi Blushi dhe dokumenteve të publikuara, të cilat sipas tij rrëzojnë akuzat dhe hedhin dritë mbi origjinën e marrëveshjeve me CEZ.

Postimi i plotë:

Një sqarim shtesë për yllin e mëngjesit, Flavio Qarri

I dashur Flavio,

Dua të të sqaroj edhe njëherë se DIA, ishte dhe mbetet, zhurma e Edi Ramës për të fshehur faljen e 479 milion eurove CEZ-it.

Meqënëse ti i ke futur edhe PLUG-un korrupsionit, kur të kesh kohë, plugo pak se ç’bëhet me padinë zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (institucion kushtetues), në Prokurori, për faljen e 479 milion eurove?

Plugo pak, a është thirrur një herë të vetme, në cilësinë e kallëzuesit, drejtuesi i KLSH-së?

Plugo pak, a po hetohet kjo çështje apo është mbyllur?

Plugo pak, cili ka qene apo vazhdon të jetë prokurori i çështjes?

Plugo sepse besoj se do të gjesh shumë fakte interesante.

I dashur Flavio,

Nën dritën e fakteve dhe provave ligjore që kemi publikuar, tani e di i madh dhe i vogël, se kallëzimi ndaj meje është bërë me urdhër të Edi Ramës nga një kallëzues, punonjës i shtetit në OSHEE dhe ish-drejtor i Kastriot Ismailaj.

Ky kallëzues, kurrë nuk e kishte përmendur emrin e Ilir Metës, përveçse në tetor 2017, kur u detyrua me “masa shtrënguese” të bënte një kallëzim të rreme duke ju referuar të tretëve, si Elvis Mataj, i cili nga ana e tij, para prokurorisë, nën betim, i ka mohuar të gjitha deklarimet e kallëzuesit.

Arsyeja pse kallëzuesi u detyrua të bëjë kallëzim, do të sqarohet në vijim, por edhe ti besoj e di, që Edi Rama i ka pikë të dobët personat që kanë halle me drejtësinë.

Kompania DIA, i dashur Flavio, ishte që para se të lindte dhe derisa u mbyll, një krijesë amerikane dhe këtë e sqaroi shumë qartë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, i cili bëri publike vetëm 8 nga të paktën 800 fakte, dokumenta, shkresa dhe dëshmi që e provojnë.

👉 𝐒𝐡𝐢𝐡: https://ëëë.facebook.com/share/v/18QqonPYs3/

Por ndër to unë po të rikujtoj, dokumentin zyrtar shtetëror të regjistrimit të DIA-s në Republikën e Shqipërisë, ekstraktin e marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku provohet de jure, se kush ishte pronari i kompanisë.

Akti i shkarkimit si administrator të Z. Kastriot Ismailaj provon se pronari i vërtetë i DIA-s, ishte Znj. Rebecca Gaskin.

Këtë fakt e përforcojnë edhe dokumentat e Arbitrazhit, siç provohet edhe nga komunikimet zyrtare mes Z. Elvis Mataj dhe drejtuesit të lartë çek të CEZ-it, Z. Josef Hejsek, ku vërtetohet se Znj. Rebecca Gaskin ishte jo vetëm NR.1 i DIA-Dega Shqipëri por edhe një nga tre aksioneret amerikane të kompanisë mëmë Debt Advisory International LLC.

DIA mëmë është ajo që Z. Hejsek, në dëshminë e tij të dhënë nën betim para prokurorit, më 20 dhjetor 2011, thote se referencat nga DIA e Uashingtonit na bindën që të lidhnim kontraten midis CEZ-it dhe DIA-s.

Dëshminë e Z. Hejsek, që e kemi publikuar, prokurorët e dorëzuan në seancën paraprake vetëm pas insistimit tonë, pasi dilte e gjithë e vërteta se lidhjen midis DIA-s dhe CEZ-it e bënë vetë amerikanët.

Kur është bërë marrëveshja CEZ-DIA, ka qenë dikush tjetër dhe jo unë, ministër i Ekonomisë, për të cilin dëshmitari Z. Elvis Mataj ka thënë se i ishte premtuar ryshfet dhe pagesë.

Të lutem edhe njëherë kur të kesh kohë shihe edhe njëherë konferencën e Z. Blushi dhe plugo për faljen e 479 milion eurove CEZ-it nga Edi Rama!

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.