Dëshmitari, i hetuari, i pandehuri Rama, mafia thirret në Gjykatë

Dëshmitari, i hetuari, i pandehuri Rama, mafia thirret në Gjykatë

Nga Basir Collaku

Nis përballja !
Mbërrin thirrja e parë !
Hapet “arkë-dosja” e Noes !
Gjykata e Posaçme kërkon kryeministrin dëshmitar. Prokuroria pranon në heshtje.
Prokuroria e Posaçme ka lajmëruar sekuestro pasurish të karteleve të drogës në vlerën 12 milionë euro.
Disa episode kishin së paku afro 7 tonë kokainë të trafikuar.
Operacioni natyrisht ndërkombltar, për call centerat, një histori konkurruese me kokainën, ku miniera e mashtrimit nxirrte me kollajllëk nja 30 milionë euro në muaj.
Gjykata e Posaçme ka kërkuar Edi Ramën dëshmitar në gjyqin “Partizani”
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithsëm e Tiranës ka sekuestruar llogaritë e disa kompanive ndërtuese ngaqë hesapet kërcasin
Klodian Braho dhe dy zëvëndësit Vladinir Mara e Dorina Bejko janë në Uashington sigurisht në takime zyrtare për çfarë po ndodh me ndjekjen penale, përputhshmërinë të agjendës Trump në Shqipëri, luftë narko karteleve terroriste e pastrimit të parave. Ku janë me dosjet e reja dhe të vjetrat. Përse mosveprimi jep mundësi Mafias..!!
Deputetë e ministra e dinë se presin së shpejti nga Prokuroria, kërkesa imunitetesh në Parlament, por jo për të bërë statistikën Balluku
Krimi elektoral mvi 40 dosje në arkiv te Prokuroria Speciale por të pluhurosura, ndërsa shtabet zgjedhore kriminale të atyre dosjeve, me emra konkretë, kontrollojnë zgjedhjet nga viti 2017 e në.pas.Sky ecc, ishte shqip si gjuhë e parë.
Krimi e korrupsioni pastrohen si shkallët, nga kreu
Shkalla Rama..Edi, Olsi, Linda, etj..
Është Shkalla e Parë
Olsi Rama përfshirë në biznesin e call centerave të paligjshëm sipas akuzave të medieve evropiane nga viti 2019 të investiguara edhe në Tiranë.
Prokuroritë e policia në gjumë me valium qeveritar.
Olsi Rama përfshirë në bandën e trafikut të kokainës të laboratorin “Xibraka” nga viti 2014, sipas dosjes gjermane
Prokuroritë e policia në gjumë me valium qeveritar.
Olsi Rama a ka një dosje “Partizani 2” për përfitime pronash apo histori skedinash e bastesh në të zezë në vend dhe Amerikën Latine?! Një hetim ndërkombëtar i ngecur si gjithnjë në Shqipëri!!
Po kripto monedhat ?!
Po ndërtimet?!
Linda Rama nga bord Soros në bordin e Abi Bank ku disa veprime bë.largim e sipër janë objekt për tu hetuar
Linda Rama, po vila në Surrel prona dhe investimi luks tej mundësisë së parasë.së justifikuar
Linda Rama, po në dosjen AKSHi a del emri i bizneseve të baxhanakut të bashkëshortit të
Linda Ramës ?! Po në disa projekte ku spikat Eco Park a del emri i studios fituese ku gjendet rastësisht vajza e saj, firmëtar ndikues burri i saj KM.?!
Edi Rama
Kryedosja nis nga canabizimi i dhjetëra mijë hektarëve në 2014, 2015, 2016 e në vijim. Më pas te kartelet e kokainës nga Amerika Latine duke pastruar miliarda në Shqipëri, ku karteli global meksikan “Sinaloa” mbërriti deri në zyrën e tij si kontakt. Më tej te investimet strategjike, apo tenderat e dedikuar për rusë, kinezë, arabë, izraelitë, pa munguar racionet e lobingjeve. Dhënia e sigurisë kombëtare si porte, aeroporte, koncensione, prona, të dhëna sekrete si smart city, bizneseve ruse e kineze, arabe.
Për shtetMondin, një tjetër përpjekje për një parajsë fiskale e kriminale.
Charli McGonigal dhe Ron Yafeti dy padi, dosje amerikane ku është KM i përfshirë.
Agjendë e përbashkët e diktuar nga Beogradi dhe Vuçiç, kundër Shqipërisë e Kosovës.
Për Edi Ramën dhe krimet e tij ndaj rendit, sigurisë, ekonomisë, shqiptarëve Shqipërisë,e Kosovës, nuk mjafton një SPAK. Është shumë pak.
Lufta ndaj drejtësisë me ndryshime ligjore.
Diaspora mos dehet nga pija e propogandës. Fasada ka marrë flakë me kohë. Fizikisht e pamë dje. Bashkëatdhetarë ju e dini se, Partia më e madhe është Shqipëria. Vrasësit më të ligj të saj janë Partitë.
Furnitorët e mëdhenj informativë dhe të provave si DEA, DIA, CIA, Eurjust, duhet të jenë Aty.
Nis pikërisht kështu.
Pastaj banda e shkallës së dytë, krijuar e kontrolluar prej tij, me deputetë, bashkiakë, prokurorë, gjyqtarë, funksionarë të drejtësisë, oficerë policie, oligarkë, medie, është aty. Me emra. Pa kursyer askënd, asnjë lloj mandati politik të majtë apo të djathtë. Nëse jo, me sehir nënshkruajmë vetëm zhdukjen si komb..

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.