Dëshmia në Prokurori/ Tahiri: Durim Bami, i dyshuari kryesor për vrasjen e Artan Santos

BAMI NE GJYKATEN E LARTE - Durim Bami, duke dale i shoqeruar nga forca te policise ne Gjykaten e Larte, ku eshte vendosur masa e sigurise "Arrest me Burg" per kallzim te rreme ne lidhje me ceshtjen "Doshi"./r/n/r/nBAMI IN SUPREME COURT - Durim Bami, escorted by police forces in the Supreme Court, where is confirmed the security measure "prison arrest".

Në kohën kur është mbushur 1 vit nga vrasja e bankierit Artan Santo në mes të Tiranës, për herë të parë del në publik emri i të dyshuarit kryesor si ekzekutor i tij.

Ministri Tahiri, në dëshminë e dhënë në Prokurori për çështjen “Doshi” rreth 5 muaj më parë, ka deklaruar se Durim Bami, personi i arrestuar pas deklaratave publike të deputetit, ishte porositur për ta vrarë edhe atë.

Në dëshminë e ministrit , e cila u bë publike nga portali syri.net , thuhet se përpara se të takohej me Durim Bamin, me kërkesë të Tom Doshit, kishte mbledhur informacione nga zyrtarë të policisë për 36–vjeçarin nga Fushë–Kruja.

“Nga informacionet e marra para këtij takimi, kisha të dhëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Artan Santos dhe një seri ngjarjesh të tjera kriminale”, theksoi ministri i cili ka pohuar më tej se…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Share it :