Deputeti i LSI, Endrit Brahimllari nga zonat e përmbytura të Kavajës i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Deputeti i LSI-së denoncon përmes fotove, situatën aktuale nga përmbytjet në Golem.
”Përfaqësuesit e mazhorancës të mos vijnë këtu vetëm për të bërë show në fushatë. Sot më shumë se kurrë banorët e Golemit dhe të gjithë Shqipërisë kanë nevojën e Shtetit, kanë nevojën e ndihmës reale. Kryeministri të fillojë duke shpallur menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme”,-shkruan Braimllari.
Statusi
Kryeministri duhet të shpallë sa më parë gjendjen e jashtëzakonshme. Në Golem të Kavajës situata është shumë e rëndë. Përfaqësuesit e mazhorancës të mos vijnë këtu vetëm për të bërë show në fushatë. Sot më shumë se kurrë banorët e Golemit dhe të gjithë Shqipërisë kanë nevojën e Shtetit, kanë nevojën e ndihmës reale. Kryeministri të fillojë duke shpallur menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme.




