Denoncimi / Dibër, pranga punonjësit të OSHEE, shkoi preu energjinë dhe kërkoi ryshfet

 

Plumba ndaj policisë, në pranga 4 të rinj të akuzuar për vjedhje me dhunë

Dilaver Kurti ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen e ndodhur të martën e 15 shtatorit ku një punonjës i OSHEE-së, Idriz Driçi në bashkëpunim me 4 të tjerë i kanë shkëputur me pinca vulat e matësit të energjisë elektrike e më pas i ka kërkuar një shumë prej 50.000 lekësh

 

Një punonjës i OSHEE është arrestuar në flagrancë nga policia e qarkut të Dibrës për korrupsion pasiv ndaj një pronari të një fabrike mermeri në Mat. Dilaver Kurti ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen e ndodhur të martën e 15 shtatorit ku një punonjës i OSHEE-së, Idriz Driçi në bashkëpunim me 4 të tjerë i kanë shkëputur me pinca vulat e matësit të energjisë elektrike e më pas i ka kërkuar një shumë prej 50.000 lekësh për moskallëzim të veprimit që sipas tyre pronari e kishte kryer vetë. Kurti i cili rezultonte shumë i rregullt me detyrimet ndaj kompanisë në bashkëpunim me policinë ka inskenuar situatën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të punonjësit Idriz Driçi.

Prokuroria

Në ambientin e biznesit të personit me inicialet Dilaver Kurti janë paraqitur të martën e 15 shtatorit 5 persona të prezantuar si punonjës të OSHEE duke i kërkuar verifikimin e matësit të energjisë elektrike. Gjatë procesit të verifikimit të aparatit pronari ka konstatuar se një nga punonjësit ka shkëputur me pinca dy vula të matësit. Me pas një nga personat në fjalë e ka kërcënuar se do ta fuste në burg, kurse tjetri i ka thënë se do ti kërkonte pagimin e detyrimeve, te cilat për shkak te pajisjeve te punës kërkonin pagimin e një shume të madhe lekësh. Pas kësaj bisede, ky person i fundit i ka kërkuar pronarit të bisedonin privatisht duke i kërkuar të paguajë një shumë prej 50.000 lekësh që të mbyllte gjithë situatën dhe meqë pronari i ka thënë se nuk i kishte kanë rënë dakord të takohen të nesërmen. Pas komunikimit në telefon pronari ka pranuar të japë lekët ndërkohë pronari me punonjës të policisë kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e së cilës do të kryhej një veprim stimulues.

 

Kallzimi

Kallëzuesi ka pranuar ti japë personit shumën prej 50.000 lekësh, të kërkuar nga ky i fundit, por ndërkohë me autorizim të prokurorisë është kryer përgjim i fshehtë fotografik, filmik, me video dhe audio i takimit të shtetasit Dilaver Kurti pronarit me Idriz Driçin me detyrë specialist i O.SH.E.E. dhe veprimi i simuluar është përgjuar, vëzhguar dhe regjistruar. Ndodhur në këto kushte me qëllim identifikimin e rrethanave që lidhen me ngjarjen dhe përgjegjësinë penale, me autorizim të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Mat është kryer përgjimi i fshehtë fotografik, filmik, me video dhe audio i takimit te shtetasit Dilaver Kurti me shtetasin Idriz Driçi, me detyrën specialist i O.SH.E.E. dhe veprimi i simuluar është përgjuar, vëzhguar dhe regjistruar. Gjatë këtij veprimi është fiksuar fakti se Idriz Driçi ka marrë nga Dilaver Kurti shumën prej 50.000 lekësh. Pas marrjes së kësaj shume Driçi është futur në automjetin e punës dhe me pas është ndaluar nga ana e forcave të policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër duke u arrestuar në flagrancë.

 

Share it :