Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital.
Bazuar tek dëshmia e qytetarit, Berisha theksoi se brenda dy javësh në Durrës janë vjedhur 10 makina ‘Benz’, ndërsa shton se ‘çunat e krimit bëjnë’ plazh’.
MESAZHI I BERISHËS
Ne dy jave vidhen 10 makina Benz ne Durres, çunat e krimit bëjnë plazh!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
“I nderuar desha te denoncoj te ju nje rast ne plazh te duresit per 2 jav jan vjedhur 10 makina bemz dhe akoma as lajm qe eshte bere … keni mundesin te beni dicka … jemi nga tetova .me respekt”




