Denoncimi 149/ Maliqi nxjerr videon: Abuzuesi Hajdari ka braktisur qytetarët

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka denoncuar sërish kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për paaftësi në drejtim, abuzime dhe braktisje të qytetarëve.

Në një postim në rrjete sociale, Maliqi ka ndarë një video nga lagjet e Kuçovës, me rrugë të amortizuara, krahas së cilës shkruan se abuzuesi Hajdari e ka lënë bashkinë në gjendje mesjetare.

Sipas tij, Hajdari është në prag shkarkimi, ndaj tij janë bërë ankime të shumta në SPAK, dhe për këtë arsye, sipas Maliqit, ai ka braktisur qytetarët dhe problemet e tyre.

“Denoncimi 149! Turp dhe skandal. I dënuari, i paafti dhe abuzuesi Hajdari, nën hetim nga SPAK dhe në prag shkarkimi nga detyra nga KQZ, e ka lënë Bashkinë e grabitur të Kuçovës në gjendje mesjetare. I hutuar nga paaftësia në drejtim dhe nga hetimet, gjykimet e ankimimet e shumta në SPAK, Gjykatë, KQZ, KAS e Kolegj, ai ka braktisur qytetarët dhe problemet e tyre. Së bashku do ta kthejmë Bashkinë tek qytetarët dhe Kuçovën në kantier ndërtimi e model zhvillimi në shkallë vendi”,- shkruan Maliqi.

Share it :