Dënohet me 3 vjet burg drejtuesi i motorit që aksidentoi për vdekje Atjon Zhitin

Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vjet burg drejtuesin e motorit që u përplas teksa udhëtonte së bashku me Atjon Zhitin, duke i shkaktuar atij vdekjen. Më 20 dhjetor 2014 mjeti i drejtuar nga Serxho Martiniani u përplas në autostradën Tiranë – Durrës. Martiniani u plagos dhe ka mbetur i paralizuar në gjymtyrët e poshtme. Gjykata e shpalli atë si fajtor për aksidentin, për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Aksidenti ndodhi në një pjesë të autostradës, në hyrje të saj, ku korsitë ngushtoheshin si pasojë e punimeve. Por sipas ekspertëve rrugorë, mjeti ka qenë duke udhëtuar me 160 km/h.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :