Nga 400 mijë lekë të reja do të paguajnë për akuzat e bëra në janar të këtij viti ndaj kryeministrit Edi Rama, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Arben Ristani. Vendimet për të dënuar me gjobë Palokën dhe Ristanin u mor gjatë ditës së djeshme në dy seanca të veçanta në Gjykatën e Lartë. Sipas vendimeve të dy kolegjeve Penale, Paloka dhe Ristani duhet të paguajnë secili nga 200 mijë lekë gjobë brenda një viti, ndarë në dy këste. Por nga ana tjetër, Gjykata e Lartë vendosi t’i shpallë të pafajshëm dy zyrtarët demokratë për akuzën e fyerjes. Pas vendimit, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili ishte i pranishëm në seancën e fundit në ngarkim të tij, deklaroi se mbi gjykatën është ushtruar presion dhe kërcënim për ta shpallur atë të fajshëm. Megjithë rezervat, Paloka pohoi se do të paguajë gjobën. Pas seancës u prononcua për median dhe avokatja e kryeministrit Edi Rama e cilësoi dënimin e dy deputetëve historik dhe që sjell një standard të ri në gjyqësor.
Për më shumë detaje, na lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.




