Deja vu

 

Deja vu vjen nga frëngjishtja, që do të thotë “E sapoparë”. Disa shkencëtarë mendojnë se fenomeni deja vu është i lidhur me anomalitë që paraqiten gjatë funksionimit normal të trurit, të cilat quhen gabime gjatë njohjes.

images (2)

 

 

Pothuajse të gjithëve ne na ka ndodhur ndonjëherë, por jo shpesh por e sigurt kur përjetojmë diçka që e kemi përjetuar në një moment, flasim apo veprojmë, të cilin e kemi folur përpara apo vepruar përpara se e po ndodhë në këtë moment. Ndoshta dikur, ndoshta dje, ndoshta para 100 viteve. Për të qenë magjia e plotë, pikërisht e dimë se çfarë do të ndodhin në vijim. Krejt është e qartë, e njohur dhe e përjetuar: personat, fytyra, gjërat, mjedisi etj. Të gjitha janë nën kontrollin tonë, jashtë kohet, edhe pse përkohshëm por e përsosur!

Shumica këtë sensacion e identifikon si “deja vu”, duke mos gjetur arsyen për të hyrë në detaje. Informata zyrtare nga intervistat e shumta, ku tregojnë se një e treta e njerëzve që jetojnë në këtë planet, i kanë përjetuar këtë fenomen.

Në çfarë është magjia e kësaj dukurie? Kur jeni në mesin e mrekullueshëm filmit të jetës, jeni i vetëdijshëm, se ata që ishte përpara edhe do jetë ashtu – ato qëndrojnë në bibliotekën e juaj të kujtesës. Gjithçka ata që ishte përpara ka një aromë ndaj TË TASHMES që po ndodh. Kurse njerëzit skeptik do t’iu thonë, “ato gjëra nuk të kanë ndodhur ty, por diçka të tillë e ke parë në televizor”; “ke nevojë për një pushim”, ose “ke fjet keq ditët e fundit”, “pakësoji alkoolin” etj.

Zakonisht hulumtimet flasin për këtë fenomen që e përjetojnë më së shumtit grupmosha nga 15 deri më 25-vjeçare. Përvojat janë të ndërlidhura me ngjarjet banale, por këto mbeten në kujtesë për një kohë ma të gjatë. Deja vecu jo vetëm nuk përmban të pamit por habitemi hollësisë për gjërat e njohura. Zakonisht kjo dukuri i shpreh përshkrimin intensiv dhe lajmërohet si pjesë e kujtesë së ngarkuar.

 

Deja senti (e ndien para se e ka ndier)

Po ashtu edhe këtu e kemi të njëjtën ambalazh por materialin tjetër, do t’iu thonë cinikët. Te dukuria “deja senti” praktikisht ndodh e njëjta gjë, por vetëm në rrafshin emocional, pa ato gjëra që na rrethojnë. Por ne ndjejmë para se e ndjejmë qofshin ato interno, qofshin ato të brendshme qofshin apo intime.

Këtë sensacionet janë të “rrezikshëm” kur është në pyetje raporti në mes gjinive. Takimi me personi të gjinisë tjetër sipas psikologëve mund të jetë shumë i rrezikshëm që mund t’i shkatërrojnë çiftet martesore sa do të jenë ato të forta, përndryshe këtij fenomenit ja përshkruajnë “përjetimet mistike”.

Ekspertët që mundohen për t’i reduktuar këto dukuri në arsyen e “mendjes së shëndosh”, pohojnë se ky fenomen shpesh lajmërohet te pacientit të cilët vuajnë nga epilepsia. Në çdo rast dallimi në mes normales dhe sëmundje është në “rrafshin mental” dhe nuk ka të bëjë me profetizimin apo largpamësinë, sa i përket lëvizjeve apo mimikës zërit, mendimit, dhe gjendjet e tilla janë në kundërshtim me “deja senti” dhe radhë mbetet në kujtesë. Së paku deri te përjetimin tjetër.

Me fjalë të tjera, është fjala për përjetimet mentale dhe nuk ka ndonjë njohuri apo sjellje të përparshme. Sipas ndodhive ato mbeten në kujtesën e njeriut, që e përjeton.

Kjo dukuri lajmërohet si e thamë më lartë tek pacientit që vuajnë nga epilepsia. Një prej pacienteve flet, se si i lajmërohet deja senti, edhe ata gjithherë, kur dëgjon zërin e personit tjetër ose kur ai e thotë mendimin e vetë ose prapë kur lexon nga ndonjë libër i krijohen përfytyrimet e zërave.

Në këto situata jo normale zakonisht mishërohet fraza siç është: “po, vërtetë, qarta…” pas një momentit i kujtohet se nuk ka qenë ndonjë fjalë as mendimet që ishin të dallueshëm nga kujtesa. Por i kujtohen përfytyrimet e ngjashëm në mes atyre që ndjenë në gjendje jo normale.

 

Deja visite (vizituar para vizitës)

Fakti se shumë ma radhë na ndodh për ta ndier se si gjendemi në ndonjë vend, banesë, shtëpi apo gjetiu edhe pse realisht në këtë jetë nuk kemi qenë ndonjëherë.

Karl Gustav Jung shkruan mbi sinkronizimin “deja visite” që e dallon nga “deja senti”, ashtu lexuesit i pyet: “Po qe se objektin ku e ke vizituar” a e ke vizituar realisht ndonjë herë tjetër ose diçka të ngjashëm, ose diçka identike”, nga kjo del mendimi për ndonjë “mrekulli” ose prape personi përkatësisht konteksti i përgjithshëm, në të cilin gjendemi në momentin e caktuar, që na imponohet iluzioni, që kemi qenë aty përpara se jemi qenë, edhe pse nuk na kujtohen as kurë, as me kë kemi qene, dhe me çfarë arsyeje ishim atje.

Si e shpjegojnë këtë fenomen? Shkolla skeptike përkatësisht racionalizmit japin mendimin e vet se “pacientët që vuajnë nga ky fenomen” rrezaton ato çfarë ka lexuar për atë vend, ashtu i bëhet se atë vend edhe e ka vizituar. Madje skeptikët edhe i quajnë njerëzit e tillë “të devotshmit utilitar”: ndoshta për përvojat e tilla është përgjegjëse reinkarnimi (rishtas të lindesh, të mishërohesh rishtas, sipas besimit budist shpërngulja e shpirtit). Ndoshta është i fokusuar versioni i kultit: në pyetjet qe janë projeksionet astrale, dikur e kini lëshuar trupin e juaj, kini bredhë nëpër këtë vend, kurse tani jeni të pranishëm realisht, ashtu ju përzihen regjistrimet të “mbi unit” me pamjen e tashme aktuale.

Po qe se dëshirojmë vërtetë të konstatojmë, për çfarë fenomenit është fjala, është thelbësore të konstatojmë burimin e ndjenjave. Deja vecu është shumë e varur nga lajmërimi i momentit dhe procesit. Kurse deja viste është ndërlidhur me gjeografinë dhe raporte ndaj mjedisit.

 

Deja entendi (ndijimi para ndijimit, përgjimi para përgjimit, e njohur para njohjes)

 

Simptomat e këtij fenomeni janë të përafërta të pamit në kuptimin e gjerë, kurse në kuptimin e ngushtë të përjetuarit. Gjithçka është e njëjtë por kjo dukuri zhvillohet në rrafshin e veshit. Fjala vjen, dëgjoni një fjali, ju e keni dëgjuar përpara se t’iu thonë bashkëbiseduesi, po ashtu individi i tillë flet dhe i dëgjon zërat, si jehojnë nëpër korridoret të kaluarës, dhe në të njëjtën kohë, e dini se do ta dëgjoni në të ardhmen përkatësisht hapave të mrekullueshme ku aparati i ndijimi, i trurit me të papritmas ju braktisë.

Tek kjo dukuri, çfarë është interesanten, njeriu ka iluzion ose ndoshta në mënyrë iluzione nuk është më ai, por është një korrent i jo i përditshëm “ nga sot deri dje dhe mbrapa” mund lehtë të kontrollohet dhe me orvatje të vogël e vazhdon se si është rasti me përjetimin e pamit. Krijohet një përshtypje se personi ka fuqi t’i lëshohet “unit të kaluarës”, në vijën verbale që është sikurse ndonjë vizatim ose siç janë fletorja e notave muzikore që e kanë shkarravitë muzikant, prej faqet në faqe, dhe tani vetëm i ndjek instruksionin e notave. Kryesisht është para dispozicioni që është dëgjuar dhe e vazhdon në mënyrë identike, ashtu siç dëshironi ta vazhdoni këtë muzikë.

 

Deja vu-ja hipotetike

Në udhëtimin e juaj të parin në Alaskën e izoluar dhe jeni të ftuar në një familje eskimeze. Në moment kur hyni brenda, papritmas ndjeni se çdo gjë e dini ku gjendet. Edhe më tepër, shumë mirë i njihni gjerat e veçanta, këmbët e lososit që përherë e par i shihni.

E frikshme dhe e hareshëm në njëjtin moment. Habiteni, se ju jeni në “shtëpi”, dhe njëherë këtu jeni për herën e parë. Shtëpiza eskimezë nuk ishte e njohur për ju, dhe tërë kohën ju kaplon ndjenjat se ju keni qenë këtu përpara, gjithçka është e njohura. Nuk dini se çfarë iu pre dhoma tjetër pa me hy në të.

 

Deja vu-ja e vërtetë

Për një deja vu të vërtetë, duhet kjo përvojë të dallohet nga kujtesa e harruar.

Zakonisht fjala është për diçka që na befason, diçka e veçantë. Këtë shprehje e shpiki hulumtuesi Francez Emile Boirac, që do të thotë e parë par se u pa.

Përvojat e deja vu-së i shoqërojnë:

– Ndjenjat se diçka është e njohur dhe pse është misteriozen, e frikshëm, e habitshëm dhe diçka jo e përditshëm.

– Rreth 70% njerëzve e përjeton deja vu.

Përqindja e lartë nuk do të thotë se vërtetë kaq njerëz e përjetojnë këtë fenomen, por nganjëherë i ngatërrojnë me largpamësin, parandjenjat, intuitën, ëndrrat. Në të vërtetë deja vu është një fenomen i radhë, që për këtë fushë ende nuk kemi argumentet shkencore, sepse është shumë vështirë të analizohen në për laboratoriume dhe të vëzhgohen. Kohët e fundit hulumtuesit konstatojnë fuqia e këtij fenomenit mund të hulumtohet nëpër mes hipnozës.

 

Çfarë thotë shkenca

Kohët e fundit janë bërë mjaft hulumtime psikologjike lidhur me këtë fenomen. Deja vu nuk është pjesë e përbërëse profetizmit as parandjenjave por është fjala për anomalin e kujtesë. Që lënë përkatësisht jep mbresa e një përvojës, që e kemi rikujtuar në kujtesën tonë, por kjo nuk është e vërtetë.

Fakti është, në rastet e shumta jep ndjesi, se diçka kemi kujtuar, nganjëherë mjaft të furishëm, por asnjëherë nuk mund ta kujtojmë ku dhe në vend e kemi përjetuar si dhe ndjemë. Pas pak kohet “subjekti mund të lërë ndjenjat e shqetësimit duke përjetuar deja vu-në, kurse hollësirat dhe rrethanat nuk mund t’i kujtojnë.

Mund të jetë si pasojë e gërshetimit dy sistemeve neurologë: ai që është përgjegjës për kujtesën e aftat shkurtër (gjërat ndodhin në tashmen) dhe sistemi tjetër që është përgjegjës për kujtesën e afatgjatë (që gjërat kanë ndodhur në të kaluarën).

 

Lidhshmëria me skizofreninë

Është konstatuar në mënyrë klinike se ka një lidhshmëri e përjetimeve deja vu –së dhe ngarkesave përkatësisht çrregullimeve e skizofrenisë dhe anksiozitetit, po qe dikush vuan nga këto dy çrregullimet, shpeshherë lajmëron ndjenjat e deja vu.

Lidhjen më të madhe është konstatuar te pacientit, të cilët vuajnë nga epilepsia. Ashtu disa shkencëtar e parashikojnë se përvojat e deja vu-së ka mundësi që të jenë çrregullime neurologjike, që krijohen nga përpunimin e çrregulluar të sinjaleve elektrike në trurin e njeriut. Supozojnë se deja vu tek pacientit që vuajnë nga epilepsia e lehtë që krijohet nga ngarkesa e tepërta të shqetësimeve që dalin nga kujtesa.

 

Farmakologjia: kundër gripit deri te deja vu

Po qe se individi merr disa lloj ilaçeve, ka mundësi, tek disa konsumues te medikamenteve të lajmërohet fenomeni deja vu. Pasojat e disa ilaçeve (medikamenteve) në kombinimin me medikamentet tjera japin ndjenjat e përjetimet te deja vu-së. Për arsye të reaksioni dopaminës në medikamentin Taiminenës dhe Jaaskelainës supozojnë se ndikon në shfaqen e deja vu-së si pasojë reaksionit të hiperdopaminës në pjesën e trurit te konsumuesit. Disa pacient që i marrin këto medikamente kundër gripit edhe tek ata shfaqet ky fenomen i deja vu-së.

 

Mos është shkaktare kujtesa?

Për ta përshkruar anomalitë e kujtesës duhet pasur një klasifikim për kujtesën normale. Ekzistojnë disa skema, por në praktikën klinike më e dobishme është skema e kujtesës që ndahet në tre lloje “depo” magazinash.

  1. Depot sendore, marrin informacion nga organet sendore dhe e ruajnë atë për një periudhë të shkurtër (rreth 0,5 sekonda) derisa të përpunohet.
  2. Depot e kujtesës afatshkurtër, ruajnë informacionin për një periudhë më të gjatë (rreth 15-20 sekonda). Informacioni ruhet për një periudhë të gjatë prej provash të përsëritura, p.sh. kur një numër telefoni ende i pa familjarizuar përsëritet me mend deri sa të arrish tek telefoni.
  3. Depoja e tretë, është kujtesa afat-gjatë: ajo merr informacion të zgjedhur për magazinim më permanent dhe ka kapacitet shumë më të madh se dy të tjerat. Informacioni magazinohet në përputhje me karakteristika të tilla si kuptimi apo tingulli i fjalëve. Gjendja e humorit në kohën e magazinimit është e rëndësishme: kujtimet e magazinuara, kur personi është i helmuar, rikujtohen më me lehtësi në gjendje mendore të pikëlluara. Në lidhje me kujtesën afat-gjatë duhet bërë dy dallime të vlefshme. E para është ndërmjet kujtesës për ngjarjet (kujtesa episodike) dhe kujtesa për gjuhë dhe dijet (kujtesa semantike). E dyta është ndërmjet njohjes se një materiali që prezantohet dhe rikujtim pa këtë prezantim kjo e fundit është më e vështirë.

Në paraqitjen e anomalive të kujtesës përshkruhen disa terma teknike, dhe ja disa prej tyre:

  • Amnezia anterograde, shfaqet pas një periudhë pavetëdije. Është dëmtim i kujtesës, për ngjarje që kanë ndodhur ndërmjet periudhës së fundit të pavetëdijes së plotë dhe restaurimit të vetëdijes së plotë.
  • Amenesia retrograde, është humbja e kujtesës për ngjarje që kanë ndodhur përpara fillimit të pavetëdijes. Një amnezi e tillë ndodh pas dëmtimit të kokës ose terapisë elektrokonvulsive.
  • Konfabulacioni është kallëzim i “kujtimeve” për ngjarje që nuk kanë ndodhur në periudhën që bëhet fjalë. Kjo ndodh në disa pacientë me çrregullime të rënda të kujtesës recente.
  • Jamais vu, është dështim për të njohur ngjarjet që kanë ndodhur më parë, ndërsa deja vu, është njohja e ngjarjeve si familjare, kur ato nuk kanë ndodhur asnjëherë. Të dy anomalitë mund të takohen në çrregullimin neurologjike.

Ngjashmëria në mes stimujve deja vu dhe subjektit real, kurse tjetri shkon pas kujtesës, mund të çojë deri te sensacioni. Ashtu janë munduar shkencëtar ta shpjegojnë deja vu me hipnozën, por shpeshherë nuk kanë pasur suksese.

 

Teoria neurologjike

Deja vu e shpjegojnë si pasoj e çrregullimit neurologjike që nuk përputhet me kohën. Për arsyet të defektit të kohës truri e kupton, se ka marrë një stimul për herën e dytë, çka në të vërtetë ishte përjetimi i njëjtës ndjenë por pakëz me burimi me te larg.

 

Parapsikologjia

Po ashtu disa e ndërlidhin deja vu edhe me parandjenjën, largpamësinë si dhe me ndjenjat jo normale për ta kuptuar, gjithashtu është shenjë e fuqive shpirtërore si dhe aftësisë e një popullatës njerëzore. Deja vu e ndërlidhin edhe me profetizmin, parashikimin dhe me kujtimet nga jeta e kaluam.

 

Ëndrra si burim i deja vu-së

A ju ka ndodh ndonjëherë në situatë që do të dini se çfarë do të ndodhin? Kur kini arrit në një vend për herën e parë, juve ju duket se gjithçka është e njohur, kjo është ajo fuqia e ëndrrave?

Disa mendojnë se deja vu nuk është asgjë tjetër përveç kujtimet nga bota e ëndrrave. Zakonisht nuk i kujtojmë shumicën e ëndrrave, vetëm na mesin në kujtesë disa detaje të vogla. Këto detaje mund të ruhen në kujtesën e njeriut dhe i shmanget kujtesës aftat shkurtër. Në këtë mënyrë ndoshta mund të shpjegohet fenomeni deja vu, kujtesa nga ëndrrat që i kemi parë më herët me ato elementet që na kujtohen në momentin e zgjuarit nga gjumi.

 

Si arrihet deri tek këto gabime?

Kur ngjarja e përjetuar në moment na duket e njohur, ne në fakt nuk e kujtojmë atë, por një ngjarje nga e kaluara që është i përafërt dhe e ngjashme me të. Ndonjë element i situacionit të tashëm, aktivizon njëfarë “grushti” në tru, ku ruhen ngjarje të ndryshme, por shumë të përafërta me momentin që po përjetojmë.

Paramendoni sikur të jeni në ndonjë festë. Njerëzit përreth jush janë të dehur. Paramendoni se çdo të ndodhë kur festa do të mbarojë dhe kur secili do të duhet të hipë në veturë dhe të niset për në shtëpi. Papritmas e keni ndjenjën e të përjetuarës. Në fakt, ju keni arritur tek një “fajl” i sistemit nervor, në të cilin është skeduar kujtesa për ndonjë festë tjetër, ku keni qenë para ca muajsh apo vitesh. Dhe atëherë njerëzit kanë qenë në disponim dhe ty të ka kaluar i njëjti mendim nëpër kokë. Sipas specialistëve, n.q.s. dy ngjarjet janë të lidhura edhe me moment emocional, mundësia për paraqitjen e deja vu-së është shumë më e madhe.

 

 

 

 

8 fakte të çuditshme që nuk i dini mbi kanabisin

 

Si në shumë vende të ndryshme të botës edhe në Shqipëri marijuana apo kanabisi është i ndaluar me ligj pasi klasifikohet si lloj droge. Pavarësisht se në botë konsumohet shumë, ajo ka një famë të keqe.

*Kanabisi mund të jetë më pak i dëmshëm sesa alkooli dhe duhani dhe mund të jetë i dobishëm dhe të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera.

*Ja 8 fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur në lidhje me kanabisin:

*Është aprovuar edhe nga studiuesit e shëndetësisë që kanabisi ka efekt në zvogëlimin e rrezatimit të kimioterapisë dhe radioterapisë në trajtimet e AIDS-it dhe kancerit.

*Një hektar arë me kanabisi, prodhon oksigjen sa 25 hektarë pyje.

*Nëse me një X sasi druri prodhojmë 10 kg letër, me të njëjtën sasi kanabisi prodhohet 8 herë më shumë.

*Në çdo vend të botës mund të rritet shumë lehtë, pasi kërkon shumë pak ujë.

*Xhinset e para janë bërë nga kanabisi, pasi është shumë i fortë dhe i qëndrueshëm. Mund të përdoret edhe për kapela, çanta, litarë etj.

*Është ushqim ideal për kafshët dhe energjik.

*Përdoret për izolimin e ndërtesave ngaqë është jashtëzakonisht i qëndrueshme, i lirë edhe jo i dëmshëm. Sendet që janë prodhuar nga kjo bimë mund të rezistojnë shumë vite.

*Sapunët dhe produktet e tjera kozmetike që janë prodhuar nga kanabisi nuk dëmtojnë as mjedisin e as ujërat.

Share it :