Debati mbi PD/ Lubonja, Alibeajt: I shërbyen pushtetit, Rama i donte të përçarë

Analisti Fatos Lubonja ka thënë se grupimi i Alibeajt në betejën me grupin e Berishës është mbështetur në pjesën e të paturit mbështetjen e ambasadës amerikane dhe te nevoja që kishte Rama për përçarjen e demokratëve dhe shërbimi që ky grup i ka bërë mazhorancës.

Ai shtoi se nga ana tjetër grupimi i Berishës u mbështet te të paturit shumicën dhe te organizimi i mitingjeve e protestave, ndërsa tha se dalja e Celibashit nga KQZ së fundmi është ajo që ngre pikëpyetje.

Alibeaj iu përgjigj duke thënë se institucionet shtetërore nuk mund të marrin vendime që bazohen në “tifozllëk”, ndërsa sa i përket akuzave për bashkëpunimin me pushtetin deklaroi se nuk kanë qenë ata që kanë punuar me mazhorancën, por ka pasur të tjerë që i kanë mbështetur në Parlament.

Share it :