Mazhoranca dhe opozita nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me projektligjin e qeverisë për turizmin. Ky i fundit u bë shkas për shtyrjen e pushimeve verore të deputetëve, pasi palët ranë dakord në seancën e së enjtes që të zhvillohet një seancë e posaçme ditën e hënë, për shqyrtimin e tij.
Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, e zhvilluar pa praninë e medieve, PD dhe PS debatuan lidhur me ligjin dhe amendimet që duhet të bëhen në të.
Burime pranë Kuvendit bënë të ditur se deputetët e mazhorancës këmbëngulën në mbledhje që ligji të kalohet në seancën e posaçme të së hënës, dhe më pas, nëse do të duhen t’i shtohen amendime speciale, ato do të mund të bëhen, sipas të majtëve, me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.
Ndërkaq, opozita ka kërkuar më shumë kohë lidhur me shqyrtimin e këtij ligji dhe ka propozuar që ai të diskutohet e miratohet në Parlament, në sesionin e ardhshëm, gjë që nuk është…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.




