DEA në Shqipëri, “rrëshket” Ulsi Manja: Shenjë e besimit te institucionet shqiptare

Ndërkohë që DEA është stacionuar edhe në Shqipëri, kur për të gjithë ekspertët padyshim ky është një  tregues se Shqipëria është futur në një vend me rrezik për sa i përket trafikimit të drogës dhe korrupsionit, ministri Ulsi Manja vjen me deklaratën e tij ku thot se kjo mund të jetë një shenjë besimi ndaj institucioneve shqiptare. Si mund të jetë e tillë kur DEA hap një pikë sinjalizimi për luftën kundër drogës, korrupsionit dhe shkeljeve të tjera.

Deklarata:

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona.
Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja.

“Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.

Share it :