Colpo di grazia, Drejtësisë

                                      Colpo di grazia, Drejtësisë

Avokat Brikena Bogdo

Colpo di grazia i jepet në kokë, në agoni, drejt vdekjes sësigurt një individi apo edhe një grupi individësh. Colpo di grazia gjyqtarit, goditi kokën e drejtësisë, pushtetin e drejtësisë, sistemin e drejtësisë.

Ngjarja e vrasjes së gjyqtarit të Apelit është e pashembullt, e paprecedent edhe nëse kërkon nëpër anuale, apo shkrime. NëItali, janë goditur prokurorë, për shkak të detyrës. Por ka njëndryshim, përveç faktit që janë goditur në rrugë, kurrsesi nësallën e gjyqit, ata janë goditur nga krimi, mafia. Në Itali,ishte drejtësia kundër krimit; në Shqipëri është krimi shtetëror, kundër shoqërisë shqiptare. Në rastin konkret, kemi një individ, pronar, që godet vendimin gjyqësor, sulmoisimbolin, drejtësinë, në një kronikë të një vdekje tëparalajmëruar.

Kanë qëlluar në Gjermani, me armë, në sallën e gjyqit, kriminelin që ka përdhunuar vajzën e vogël. Ajo nënë e mjerëgoditi kriminelin, jo gjyqtarin, sepse ka shpresë që shoqëria do të shpëtojë nga një individ kriminel. Por, kur individi e kupton që krimineli është ngritur në sistem shtetëror, në ç֛do qelizë të saj, ndihet i prangosur nga i tërë sistemi. Atëhere çfarë ndryshimi ka për të, një burg real, apo burg sistemi? Me një plumb ai goditi të gjithë sistemin 30 vjeçar, politik dhe tëdrejtësisë. Pronari i ri dhe i vjetër, themeli i shtetit demokratik dhe ligjor, ende pas 30 vjetësh është i penalizuar nga krimi shtetëror dhe krimi ordiner.

Ky është gjyqi më i fuqishëm që i është bërë ndonjëherësistemit të drejtësisë, në Shqipëri. Cili është vendimi i këtij gjyqi? Colpo di grazia, varrosja përfundimtare e këtij sistemi, që vetëm i drejtë nuk është. A ka shpresë? Me këtë regjim, jo. Përsa kohë, vetë kryeministri del dhe sulmon vendimin, ka sulmuar pavarësinë e tij. Edhe drejtësinë tashmë e kemi nëduart e kryeministrit. I pari pushtetar në lindjen e Diellës dhe i pari në vdekjen përfundimtare të drejtësisë.  

Vettingu? Ndryshoi, emrat por jo praktikat korruptive dhe padrejtësinë. Kam botuar shumë shkrime për probleme tësistemit të drejtësisë. Vetingu ndryshoi emrat jo sistemin. Themeli i një sistemi të fortë është cilësia e vendimeve gjyqësore. Në cilësinë e vendimeve, kyç është transparenca, publikimi i vendimeve. Gjermania, me sistem të fortëgjyqësor, është transparente për çdo vendim, duke e publikuar atë. Vendimet e padrejta, gjyqtarin e largojnë menjëherë nga sistemi. Çdo vendim i tij është i monitoruar. Në Shqipëri,vendimet duan muaj të zbardhen, jo më të publikohen nëfaqen e gjykatës.

Prona, krimi, drejtësia, media, shoqëria, shumëkëndëshi qëtronditi 6 tetorin, kur u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari që pritej të jepte një pretencë, për një pronë. Pushteti i rrit pronënpushtetarit, prona i rrit pushtetin krimit, krimi i rrit pushtetin medias, media rrit krimin, krimi shktërron drejtësinë, drejtësia e shkatërruar vret shoqërinë. Kjo është tabloja e shoqërisëshqiptare prej 30 vitesh, që kulmoi me vrasje.  

Problemi i pronës filloi me regjimin komunist, si eksperiment historik “Tua marrim të pasurve tua japim të varfërve”. Nëfakt, qëllimi kryesor ishte, që në fund të këtij procesi vëllavrasës, pronari të ishte vetë shteti (realisht shtetarët).Edhe mbas viteve 90, paçka se retorika ishte në favor tëpronës, ligji dhe realiteti, i shërbyen vetëm shtetarëve, si përfituesit real. Krimi shtetëror me forcën shtrënguese të ligjit, dhe forcës shtrënguese të shtetit, nuk ja ktheu kurrë pronën,ishpronarëve. Ata u shndërruan në viktima të regjimit komunist, por edhe viktima të shtetit postkomunist, të pas90-ës. Shpronësim, reformë agrare n,ën regjimin diktatorial hoxhian, reformë territoriale, reformë në drejtësi, nën regjimin postkomunist, diktatorial, autokratik, pas viteve 90, qëprodhoi të njëjtën, vrasje të së drejtës së pronës, vrasje tëlirisë, se çfarë do bësh me pronën tënde. Ligji, forca shtrënguese e shtetit, n,ën një shtet dikatorial, kriminal shtetëror, kriminalizohet, bëhet vegël e krimit, për interesa tëkrimit.

Pas viteve 90 “demokracia”, ishte flamuri që u përdor sërish,për vjedhjen e pronave të ishpronarëve. Ligji 7501, apo ligje nëpërmjet të cilëve pushtetarët privatizuan fabrika e uzina, por që ishin në toka ishpronarësh, të cilat nuk i morrën kurrë, u vunë në shërbim sërish të pushtetarëve. Këtu fillon edhe simbioza i shtetit kriminal të organizuar, me krimin ordiner. Kjo simbiozë kulmoi në vitin 1997, ku u lejua nga shtetivjedhja masive e tokës, nëpërmjet zaptimit. Si reagoi shteti ndaj zaptuesve? I legalizoi ndërtimin, por jo tokën. Ishpronarëve nuk ua ktheu tokën, por as zaptuesve, duke i mashtruar me legalizimin. Në fund nuk fitoi, as pronari, as zaptuesi. Ky mashtrim shteror 30 vjeçar kulmoi mevëllavrasje, gjakmarrje, hapi varre.

Çfarë mund të jetë një shtet, i ngritur mbi vjedhjen dhe krimin? Shtet kriminal i organizuar me ligje, por me emërtimin “Forca shtrënguese e shtetit”. Në këtë format shtetëror, ligji është i barazvlerësuar me vjedhjen e shtetit.

Pasi iu vodh prona me ligjin 7501, dhe ligje të tjera, pronarëve dhe ishpronarëve, ju premtua sërish me ligjin mashtrues,kompensimi monetar. Po me ligj, u tkurr kompensimi monetar, për ishpronarët, në shifra qesharake. Që të marrësh këtë kompensim financiar, duhet të japësh nën dorë, nga 20%,deri 50%. Ja ku u ngërthye krimi shtetëror, me krimin ordiner.

Me ligj u vendos që, ndërtuesit do të jepnin 3% të ndërtimitpër banesa sociale. Po me ligj, u hoq dhënia e banesave sociale nga ndërtuesit, në mënyrë që ky 3%-ësh, ti jepet bashkisë, cash në dorë. Askush nuk e di se, ku shkon ky cash në dorë, se si përdoret nga bashkia. Ja ku u ngërthye sërish krimi shtetëror, me krimin ordiner, në një korrupsion masiv.Të dy këto ligje do e zgjidhnin problemin edhe kompensimi financiar, edhe banesat sociale, që të mos kishim sot vrasjeqytetarësh e gjyqtarësh. Ligjet kundër pronarëve,bashkëpunimi me krimin ordiner dhe korrupsionin, degraduan dhe do degradojnë edhe me shumë, në humbje jetë njerëzish.

Themeli i mbarëvajtjes së shoqërisë njerëzore është prona. Nëse e cënon këtë thelb, i ke vënë minat kësaj shoqërie.Vdekja e gjyqtarit është  pasojë e vdekjes së pronës dhe e pronarëve. Vdekja e gjyqtarit është pasojë e vdekjes së tëdrejtës së pronës. Shteti komunist dhe post komunist, armiq natyral të pronës private, e degraduan këtë shoqëri, deri nëvrastare.

Çdo pushtet, historikisht ka synuar rrëmbim pronash. Lufta për pushtet, në themel ka luftën për prona. Pushteti kriminal rrëmben prona dhe forcon pushtetin, nëpërmjet pronës. Krimi shtetëror hoxhian, rrëmbeu pronat, nëpërmjet shtetëzimit. Krimi shtetëror i organizuar, sot e ka rrëmbyer pronën, nëpërmjet këtij krimi ordiner.

Roli i medias? Kryesisht mbas zgjedhjeve të 11 majit 2025, media është në krizën e saj më të thellë, e barazvlerësuar me televizionin e regjimit hoxhian. Ka një ndryshim, që krimineli më i madh në atë regjim ishte vetë pushtetari, duke pastruar skenën e krimit ordiner, për të formatuar  kriminelin e madh shtetëror. Për pasojë, televizioni hoxhian i shërbente kriminelit gjigand, duke sfumuar krejtësisht, kriminelin e vogël ordiner. Në atë periudhë, askush nuk e imagjinonte qëtelevizioni të transmetonte krimin ordiner, sepse u zëvendësua nga krimineli i madh, pushtetari hoxhian,

Ajo që më ka presionuar, muajt e fundit në media, ështëdominimi absolut i lajmeve të kronikës, me prezencën e vazhdueshme të krimit, vrasjeve, përdhunimeve, vetëvrasjeve të moshave të njoma. Ngjyrimi mediatik, aktualisht është zi, shumë më keq se në regjimin hoxhian, që ruante dukjen e jashtme.

Kjo prezenca e shtuar vjen, ose si pasojë e kriminalizimit absolut të shoqërisë, ku nuk ekziston asnjë lajm tjetër, për ti ofruar publikut, ose media e vënë nën thundrën e pushtetit absolut, me lajme krejt të censuruara, vrapon që të mbetet nëskenën e shoqërisë, vetëm  me këto lajme drithëruese. Por, ka një variant të tretë. Ankthi, frika në masë, është një mjet represioni, për shoqërinë, për ta lënë atë pa zë, pa reagim, tëfriksuar, brenda mureve të mbyllura.

Në fakt, statisikat tregojnë që, kur media ka lajme të shtuara krimi, ndikon në rritjen e këtij krimi dhe të mënyrës, se si kryhet krimi. Një mendje diabolike që e di efektin e medias, ndikimin në shoqëri të lajmeve, mund të keppërdori pikërisht lajmin e kronikës, për të rritur tensionin, frikën ankthin, terrorin, krimin, për interesa të tij, të shtypjes së shoqërisë. Sapo dëgjuam kryeministrin që të sulmonte drejtësinë, gjyqtarët. Ai doli kundër vendimeve gjyqësore, (dmth nëse është marrë një vendim nga IKMT, që të prishet një pronë, por ka edhe një vendim gjyqësor që të mos prishet, ky vendim të shpërfillet dhe të vazhdohet me prishjet). Pati shumëreagime kundër këtyre propozimeve të kryeministrit, duke ikonsideruar veprime, drejt një pushteti absolut.

Kreu i shtetit është në luftë të hapur me pronën private, me drejtësinë dhe vendimet e gjyqtarëve, për të vënë nën thundër edhe pushtetin e tretë, atë të drejtësisë. Ai, me vetingun, ka absolutizuar kontrollin edhe në gjyqësor. Por, po ndërmerr edhe hapa të tjerë, që të anashkalojë vendimet gjyqësore, përtë dalë mbi to. Pra, një pushtet të ekzekutivit, mbi një pushtet tjetër, atë të drejtësisë. Kjo prish balancën e shtetit ligjor, qëmbështetet te pavarësia dhe barazia e pushteteve.

Çfarë efekti do të ketë e gjithë kjo atmosferë shkatërrimesh, fyerjesh, ofendimesh, që fillon nga kreu i shtetit, duke përfunduar, tek ai adoleshenti, që hormonet ja çakordojnëmendimin dhe veprimin? Sa më i negativizuar pushteti, media, drejtësia, policia, aq me negativitet mbart shoqëria. Patjetër që do të kulmonte me vrasjen e një gjyqtari. Ai nuk është individ, është simbol, i një drejtësie në agoni. Vrasja e një gjyqtari është degradimi absolut i një shoqërie. Vrasësi nuk është individ, është indinjatë shoqërore, një plumb, qëgodet gabim. Nuk vendoset e mira, drejtësia, nëpërmjet sëkeqes, vrasjes. Shoqëria shqiptare duhet të luftojë sot, mëshumë se kurrë, për të mirën dhe drejtësinë.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.