Çollaku: SPAK po heton fasadën, jo korrupsionin real. Në SHBA është folur për Sinaloan
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meço, hodhi akuza të forta ndaj veprimtarisë së SPAK, duke pretenduar se hetimet po fokusohen vetëm në ‘fasadë’ dhe jo në thelbin e korrupsionit.
Sipas Çollakut, raste konkrete nga projektet infrastrukturore tregojnë për abuzime të mëdha financiare. Ai përmendi një segment të Unaza e Re, ku sipas tij, dokumentacioni i prokurimeve flet për një gjatësi prej 4 kilometrash, ndërsa matjet në terren kanë rezultuar më të shkurtra, rreth 3.1–3.2 km.
Ai shtoi se ekziston një numër i madh dosjesh që, sipas tij, lidhen me nivele të larta të qeverisjes, por që nuk po avancojnë. Çollaku theksoi se vetëm në rast se do të ketë hetime të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve më të lartë, mund të flitet për një drejtësi reale dhe jo për veprime me prapavijë politike.
Çfarë po dëshmon SPAK-u me veprimet, po na bind se po hetohet fasada, jo korrupsioni.
Faqja e parë, jo çfarë ka brenda. Që herë tek Balluku, më kujtua një episod që është pjesë e hetimit. Në një nga lotet e Unazës së Re, që dokumentacion tek prokurimet, tek shkresat që janë edhe në dosje. Ai segmenti që ka fituar njëra nga kompanitë është 4 km.
Rrugë është me katër korsi. Shkojnë njerëzit e hetimit që kryejnë veprimin, bëjnë matjet në terren, ju rezulton që është 3.1 apo 3.2 km. Pra, me një dorë, se e kanë vënë lazerin ata, kanë nxjerrë 800 m është vetëm njëra korsi, 4*8 = 32, 3.2 km. Këta e kanë 20 milionë euro kilometrin.
Këta kanë kërcitur 20 apo 40 milionë euro, fut në xhep pa e kapur lopatën me dorë. Tani, raste të tilla, edhe më të rënda, Po flasim vetëm për një lot ë?
Raste të tilla ka me tepri. Kanë shkuar një grup ekspertësh, diku te Rruga e Arbrit, me rrathë e pajisjen. Vëre tek shtresa e tapetit edhe shtresat e tjera që formojnë, le të themi, lëndën që është shtruar rruga, është katastrofik rezultati. Ka mbi një vit që është bërë kjo. Ku janë këta burrat e ndershëm, prokurorë dhe gjyqtarë?
Dhe ç’na ofrojnë ata sot? Një president republike nuk krijon dot mundësinë për një proces të rregullt ligjor. Nuk e krijon dot mundësinë sepse ka përballë prokurorin Rama. Rama u bë prokuror për Metën, u bë gjyqtar për Ahmetajn, bëhet avokat për Gjiknurin, avokat për Ballukun.
Po arriti të shkojë atje, ajo është hapja e derës. Por struktura e posaçme me këtë sjellje të deritanishme, unë nuk e di se sa ka vlejtur java amerikane.
Aty, në dijeninë time të paktën me pikatore me sa kemi arritur të mbledhim nga miq që kanë dijeni në udhëtimin e tyre, Sinaloa kanë qenë biseda të shpeshta.
Sepse Sinaloan e kemi këtu, e kemi te Rama, e kemi te kryeministri. Familja është e sanksionuar. Kazino, pastrim parash, histori të tjera, në katër shtete të Evropës. Pra të gjitha rrugët të çojnë përsëri aty.
Unë po të rreshtoj këtu, pa hapur tekst fare, 20 dosje që shkojnë tek Rama, që janë në strukturat e posaçme. Dhe ata prokurorë, pra Klodian Braho këtu ka lexuar materialet e Altin Dumanit.
Pra Braho, nëse nënshkruan arrestin e Ballukut, që për mua po e çojnë prapë drejt amnistisë me këtë zvarritje, dhe marrin në hetim dhe të pandehur Edi Ramën, atëherë mund të themi që kjo zotëria e ka seriozisht punën, jo thjesht po bën një hakmarrje politike.
Sepse të gjithë rastet, dosjet, kombëtare, ndërkombëtare, trafik droge, pastrim parash, çfarë kemi sot? Kemi rënie të shitjes së banesave, rritje të çmimit të pronave, jashtë logjikës ekonomike, dhe rritje të shfrenuar të lejeve të ndërtimit. Pra ka një mospërputhje, por ka edhe një presion të atyre ortakëve kriminalë dhe të trafikut të drogës, që zotëria është peng, o zotëri do firmosësh këtë se do pastrojmë paratë ne, nuk ke rrugë tjetër.’ u shpreh ndër të tjera, Basir Çollaku në SYRI TV.




