Cili do të jetë sot aksioni i opozitës? Shikoni Parlamentin, se do të ketë ‘tërmete’ të fuqishme

Cili do të jetë sot aksioni i opozitës? Do të ketë diskutime të gjata apo do të tentohet sërish bllokimi i seancës. Situata parlamentare do të ketë një kombinim me protestën që do të mbahet para sallës së seancës plenare kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

”Unë publikoj kontratën e shit-blerjes nënshkruar në vitin 1938 nga familja Libohova që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian. Në kontratë thuhet specifikisht që ai që e blen truallin, nuk përdor dot asnjë destinacion tjetër përveçse teatër. Qeveria italiane, më largpamëse se qeveria shqiptare”, tha Jorida Tabaku.

Reagimet disa javore për godinën e teatrit kombëtar, janë parathënia e një prej seancave më të rëndësishme të sesionit. Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare vendosi që seanca e fundit të jetë të hënën e 23 korrikut.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :