Cigarja e mëngjesit është dyfish më e dëmshme

Cigarja e mëngjesit është dyfish më e dëmshmeMë shumë se 7.000 duhanpirës kanë marrë pjesë në hulumtimin, të cilin e kanë kryer shkencëtarët nga kolegji i mjekësisë Penn State.Rezultati: mjekët kanë vërtetuar që personat të cilët pinë cigare në periudhën prej 30 minutash pas zgjimit, rrisin dyfish rrezikun nga kanceri i mushkërive.Nga të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në anketë, 4.776 duhanpirës tashmë kanë pasur kancer të mushkërive, ndërsa të tjerët ishin duhanpirës të shëndetshëm. Në krahasim me ata të cilët e kanë pirë cigaren e parë një orë e më shumë pas zgjimit, njerëzit të cilët kanë pirë cigare sapo kanë hapur sytë kanë pasur 79 për qind shanse më të mëdha për t’u sëmurë nga kanceri. Numri i cigareve të pira në ditë nuk ka pasur asnjë ndikim në këto shifra.Ia vlen të përmendet edhe që, duke iu falënderuar një studimi tjetër në të cilin kanë marrë pjesë të sëmurët nga kanceri i kokës dhe i qafës, ekspertët kanë ardhur te njohuritë që njerëzit të cilët pinë duhan në 30 minutat e parë pas zgjimit zhvillojnë kancerin 59 për qind më shpesh sesa ata të cilët kanë pritur një orë e më shumë për ta ndezur cigaren e parë.Udhëheqësi i hulumtimeve, mjeku Joshua Muscat, konsideron që rezultatet e hulumtimit janë të tilla, sepse duhanpirësit e hershëm kanë nivel më të lartë të nikotinës dhe të toksinave të tjera në trup. Po ashtu kanë edhe varësi më të zhvilluar, sepse nuk janë në gjendje t’i rezistojnë tundimit që të tymosin me kënaqësi edhe para se të zgjohen mirë.

 

Shtatzënia dhe alergjia

Sistemi imunitar reagon kur organizmin tonë e sulmojnë mikrobe të rrezikshme, por kur ky sistem imunitar “alarmohet” dhe reagon furishëm edhe kundër substancave të cilat nuk janë fare të rrezikshme (si pluhuri, poleni ose qimet e kafshëve shtëpiake), atëherë kjo quhet alergji.Shenjat e alergjisë janë teshtitja, enjtja e syve dhe e fytyrës, skuqja dhe kruarja e syve dhe lotimi. Alergjia është shumë e shpeshtë – konsiderohet se çdo i pesti prej nesh ka alergji në ndonjë substancë. Përse zhvillohet alergjia? Nuk dihet, ashtu sikurse nuk dimë përgjigjet në shumë pyetje tjera të cilat lidhen me organizmin tonë, por nëse dini se keni alergji në ndonjë substancë atëherë përpiquni që të evitoni kontaktin me ato materie. Patjetër, që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për të përcaktuar se shenjat që i keni a janë alergji apo kongjestion i hundëve për shkak të veprimit hormonal. Nëse keni alergji atëherë:

mos pini duhan dhe të shmangni ambientet ku pihet duhani
-mos përdorni detergjente të forta dhe kimikalie tjera të cilat përdoren shpesh në amvisni
-nëse keni alergji në polen, përpiquni që të mos dilni jashtë, por edhe kur dilni mbani syze për të mbajtur polenin sa më larg syve tuaj dhe kur të ktheheni në shtëpi lani fytyrën dhe duart Nëse keni alergji në pluhur atëherë kur pastroni shtëpinë përdorni thithëse me vakuum dhe kur fshini përdorni peceta të lagura në mënyrë që pluhuri të mos kalojë në ajrin të cilin e thithni. Nëse keni alergji në ushqim, përpiquni të shmangni ato ushqime.

Share it :