Analisti Milaim Nela tha për A Show me Adi Krastën në Syri Tv se ish-shefi i FBI, Charles McGonigal ishte punëmbaruari i Edi Ramës.
Nela tha gjithashtu se Shqipëria vlerësohet nga ekspertët ndërkombëtarë si narkoshteti kryesor i Europës i lidhur me kartelet e drogës.
“Ndodhia e kësaj është një ngjarje e jashtëzakonshme për shqiptarët. Ne shpresojmë shumë që po nga SHBA të vijë edhe zgjidhja e kësaj situate, ku Shqipëria është e zënë në çark. Siç u tha edhe në artikullin e Washington Examiner, ne tani dimë që punëmbaruari i Edi Ramës dhe Rilindjes është McGonigal. Shqipëria është cilësura nga një prej ekspertëve më të mirë, John Shilner, të njohjes së shërbimeve sekrete, që është narkoshteti kryesor i Europës i lidhur me kartelet e drogës. Kjo është fakt, nuk është hamendje”, u shpreh ai.
Nela tha se Rama nuk do të gjykohet nga drejtësia amerikane, sa kohë do të jetë kryeministër.
Edi Rama mund të bëhet subjekt i hetimit dhe gjykimit të mëvonshëm vetëm nëse ai largohet nga posti i kryeministrit që është i papajtueshëm me gjithë këto që kanë ndodhur deri tani dhe drejtësia shqiptare në ato 1 mijë faqe hetim që janë bërë nga organet e drejtësisë amerikane, duhet të kërkojë zyrtarisht pjesët që janë relevante për Shqipërinë. Aty ka dëshmi të mjaftueshme që drejtësia më në fund të vendoset në vend”.




