Çdo ditë lëvizin lirshëm militantë të Rilindjes/ Salianji: Rama u kujdes për oligarkët, jo për Shqipërinë dhe shqiptarët…

Izolimi tanimë nuk ka kuptim. Kështu shprehet ish deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili përmes një reagimi në Facebook shprehet se, çdo ditë lëvizin lirshëm militantë të Rilindjes.

Sipas tij, Rama nuk u kujdes për interesat e qytetarëve dhe të Shqipërisë.

“Rama u kujdes për oligarkët, madje e shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur me tendera sekretë, e shfrytëzoi pandeminë për të bërë hapje selektive dhe ndihmë selektive ndaj biznesit”, shkruan ndër të tjera Salianji.

Reagimi i plotë:

Çdo ditë Tirana është plot, në çdo orë të ditës nëpër qytete levizin lirshëm gjithë militantet e rilindjes, banditët dhe çdokush që ësht? i detyruar të sigurojë jetesën e përditshmë, ndërkohë që masat e qeverise u ashpërsuan me denimin me burg te sanksionuar në Kodin Penal si një instrument kërcënimi i Ramës!

Izolimi tanimë s’ka kuptim!

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të përdoret vetëm për sanksione ndërkohë që duhej përdorur për dëmshperblimin e biznesit, familjeve dhe qytetarëve për pasojat që shkaktoi mbyllja si pasojë e pandemisë!

Edi Rama nuk u kujdes për interesat e qytetarëve dhe të Shqipërisë.

Rama u kujdes për oligarkët, madje e shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur me tendera sekretë, e shfrytëzoi pandeminë për të bërë hapje selektive dhe ndihmë selektive ndaj biznesit.

Goditi biznesin e madh e të ndershem për t’i krijuar mundësi të arta oligarkëve, që të shfrytezojnë tregun nga falimenti i bizneseve te mbyllura.
Rama u tall me familjet e varfra duke ju thënë që uria ësht? sakrificë lufte!!!

Largimi i Ramës ësht? i vetmi shpëtim për jetën, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë!

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :